U largua nga ‘Dance Albania’, Arta Nitaj: Unë po lej shpirtin në prova, s’festova as ditëlindjen…

Meridiani fitoi kupën javën e kaluar në spektaklin e të hënës në Dance Albania në Tv Klan. Ai ishte në finale përballë Arta Nitaj. Por bukuroshja është shprehur e zhgënjyer që nuk ka mundur ta fitojë kupën, duke thënë se ishte ajo dhe partneri i saj në kërcim ata që e meritonin.

 

Arta Nitaj: Mendoj se ne e merituam kupën, jo që kisha ditëlindjen, por po lemë shpirtin në prova, që nuk festova as ditëlindje, që nuk dola as për një gotë në 4 javë, që vijmë çdo herë në prova, që nuk vonohemi kurrë, që punojmë shumë, që e bëjmë me motiv. Unë mendoj që definitivisht ne ishim çifti që merituam kupën. U mërzita.

 

Në fund të spektaklit, Arta u skualifikua nga gara pasi mori më pak vota.

 

Ermal Mamaqi: Unë me gjithë, dëshirën e mirë për të dy, do të mbaj në shtëpi, pra do të shpëtoj, Artën.

 

Klaudia Pepa vlerësoi energjinë e mirë të Arta Nitajt, por tha se perfomanca e saj sonte nuk ishte në maksimum, ndoshta edhe prej demoralizimit.

 

Klaudia Pepa: Çdo javë ke qenë e kuruar, e bukur, me energjinë tënde, me thjeshtësinë tënde, por sonte për mua vazhdon garën Meridiani.

 

Ilir Shaqiri teksa evidentoi vendosmërinë e Meridianit dhe prepotencën për të fituar, nuk la pas as çiltërsinë dhe punën e Nitaj. Nga ana tjetër, iu kujtoi konkurrentëve se “Time of my life” është një kërcim “kokë a pil” dhe nuk duhet ta lënë pas dore për të mos rrezikuar eleminimin.

 

Ilir Shaqiri: Unë mendoj që më lart në këtë rast ishte Meridiani.

 

Vendimi i jurisë favorizoi Meridian Ramçaj në 2 vota kundrejt 1 duke skualifikuar Arta Nitajn.

Europa dhe SHBA japin alarmin, cila grupmoshë rrezikohet më shumë nga ‘tridemia’

Një kombinimin e virusit sincicial të frymëmarrjes ( RSV ), infeksionit Covid-19 dhe gripit i quajtur si ‘tridemia’ ka ngritur në këmbë Autoritetet shëndetësore...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim kohe dhe pasioni, por një djalë e ka zbatuar këtë ide fjalë për fjalë. Ai...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...