Shefi i njohur italian me 400 mijë ndjekës në Youtube: Gatuaj pjata shqiptare, nga tava e dheut te turlija

Luca Pappagallo është shefi i njohur italian me gati 400 mijë ndjekës në Youtube. Ai është shumë i dashur nga publiku si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.

 

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Luca ka treguar se ai gatuan edhe disa receta shqiptare, të cilat ja ka mësuar një vajzë shqiptare, si tava e dheut apo turlija.

 

Sakaq, ai u shpreh se nuk ka ardhur asnjëherë në vendin tonë dhe do të kishte shumë dëshirë që t’i provonte këto pjata se si gatuhen në variantin origjinal.

 

“Pjata e parë shqiptare që kam gatuar është tava e dheut që ma tregoi një vajzë shqiptare. Nga ai moment kam shtuar në librin tim 3 pjata, kam gatuar biskota me origjinë turke, gurabije më duket quhen, edhe turli kam gatuar.

 

Në kuzhinën shqiptare ka një lloj influencimi si shumë kultura të tjera. Kombinimi i shijeve mes të ëmblës dhe të kripurës janë fantastike.

 

Nga ana ime shtoj shumë pak në receta, vajza shqiptare që më ndjek nuk është shumë e sigurt. Ajo i telefon një zonje nga Elbasani dhe i thotë nëse nuk e kemi këtë produkt me kë mund ta zëvendësoj.

 

Ajo i gatuan këto recetat bashkë me mua dhe më thotë shto më shumë djath, ose diçka tjetër, pasi janë receta që unë nuk i kam provuar më parë. Unë nuk kam ardhur asnjëherë në Shqipëri. Dua të vij që t’i provoj se si gatuhen”, tha Luca.

 

Jo vetëm Ramën, gazetari i njohur nxjerr emra të tjerë politikanësh: McGonigal ka takuar Ilir Metën dhe zyrtarin e PD-së

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, tashmë nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash ka vizituar vendin tonë dhe është takuar me politikanë të majtë...

Një suprizë e madhe e pret jashtë shtëpisë! Kompania e njohur bën Luizin ambasador

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli, tashmë banor i Big Brother VIP Albania, në një muaj qëndrim në këtë shtëpi ka arritur që të bëhet një...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME