Plas sherri mes shqiptarëve në Itali, plagosen dy gra (Detajet)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e djeshme, në Vittorio Venetom, ku protagonistë ishin disa shqiptarë.

 

Mediat italiane, shkruajnë se në sherr u përfshinë dy grupe shqiptarësh, të cilët u përplasën me shkopinj bejsbolli, e sende të tjera të forta.

 

 

Pas përplasjes disa prej tyre u larguan me makinë, por gjatë arratisë rrugës përplasën një tjetër makinë, duke plagosur dy gra pasi kaluan me semafor të kuq.

 

Makina u ndalua më pas nga karabinierët. Gjatë sherrit mbetën të plagosur 3 persona, prej të cilëve dy vëllezër shqiptarë. Ata ndodhen në spital.

 

Gjatë gjithë natën autoritetet policore kanë marrë dëshmi dhe kanë vijuar punën për të kapur të gjithë personat që u përfshinë në sherr. Shkaqet e ngjarjes në fjalë momentalisht janë të paqarta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...