“E ardhmja është këtu”, Rama përsërit thirrjen: Mos ikni në Angli, lekët që i jepni trafikantëve jepjani…

“E ardhmja është këtu.”

 

Kështu u shpreh kryeministri Rama pasditen e sotme teksa ndodhej në Përmet. Ai përsëriti thirrjen ndaj të rinjve që mos largohen jashtë Shqipërisë në mënyrë ilegale, por të investojnë në tokën e tyre. Sipas tij, një biznes në Shqipëri, do t’i japë më shumë të ardhura se sa puna e ndershme në Angli.

 

Rama: Një shtëpi e blerë para 5 vitesh, vlen sot shumë më tepër. A nuk është kjo një arsye për të parë që e ardhmja është këtu? E ardhmja është këtu, por duhet një durim shumë i madh. me një agroturizëm.

 

Me një bujtinë ku ti investon ato para që përndryshe jep atyre trafikantëve për të kaluar kanalin në Angli dhe pjesën tjetër që ta japin financimet e ndryshme, bën një biznes ku fiton shumë më tepër se sa do fitosh atje nëse do bësh punë të ndershme, këtë gjë po e provojnë ata që e kanë bërë dhe po vazhdojnë ta bëjnë.

 

Sikur mos mjafton te inflacioni i luftës së Putinit, kemi dhe opozitën e rublave, historia e tyre me rublat është më e gjerë se sa ajo që dimë. Tani janë futur në një sherr se kush i kishte paratë, kush e dinte dhe kush jo/. Kur doli në shesh të gjithë u hodhën përpjetë dhe thanë se nuk kemi asnjë lidhje. Edhe në një situatë si kjo kërkojnë të hedhin benzinë në një zjarr që e ka ndezur një armik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

‘Pse moj zonja injorante’! Sindi e ‘Për’puthen’ i kthehet rëndë ndjekëses

Ajo mori vëmendje te “Për’puthen” dhe u komentua shumë...

Kush valle? Rovena Stefa publikon pamje me prindërit nga vila që ka blerë në Kosovë

Këngëtarja Rovena Stefa, kohët e fundit i ka befasuar...

(Foto) Lori Hoxha tregon pamjet se si duket shtëpia e ‘Big Brother Vip’, ja kur nis

Teksa të gjithë presin që të fillojë “Big Brother...