Spartak Ngjela bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Ekziston mundësia që në Shqipëri të krijohet një…

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka folur ditën e sotme në një emision televiziv ku ka paralajmëruar mundësinë e krijimit të një Prokurorie dhe Gjykate ndërkombëtare për korrupsionin e Shqipërisë.

 

Ngjela ka folur gjithashtu edhe për punën e deritanishme të SPAK.

 

Duke thënë se SPAK është i mpirë, Ngjela theksoi nevojën e ndërhyrjes së ndërkombëtare në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

 

“Kërkoi që në një bandë të madhe vjedhësish të gjejë të ndershëm. Gjykata dhe Prokuroria kur nisi vettingu ishte një bandë e madhe vjedhësish. SPAK-u po na rezulton se është i mpirë. Ata duhet të kenë parasysh një gjë, që dëmi do të jetë shumë i madh për ta. Atëherë a do të dalë një gjykatë dhe një prokurori në Hagë me këtë titull, “lufta kundër korrupsionit në Shqipëri”? Kështu zgjidhet kjo çështje. Vjen helikopteri të merr e ikën.

 

quProblemi qëndron që a do ta pranojnë ndërkombëtarët që të investojnë për Shqipërinë, për një Gjykatë dhe një Prokurori ndërkombëtare me titullin “lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri”? Duhet shumicë e cilësuar prej 94 votash, por atje janë të korruptuarit dhe vota është e fshehtë. Unë di se ç’hoqën në Prishtinë. Do ta bëjmë apo nuk do ta bëjmë dot nuk e di. Kjo do ta nxirrte jashtë loje SPAK-un, ata do mbeteshin pa punë”, është shprehur Ngjela.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...