Shpat Kasapi flet hapur fare për ‘Këngën Magjike’: Aty çdo gjë është e padrejtë

Shpat Kasapi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Mirage”, ku tregoi se hera e fundit që ka marrë pjesë në një kompeticion muzikor ka qenë para 10 vitesh te “Kënga Magjike”. Ai tha se nuk e ka menduar të rikthehet më pasi është ndjerë i zhgënjyer nga pikët që jepen në fund.

 

 

Sipas Shpatit aty është më shumë si një lojë, ku kolegët e tij apo dhe të tjerë hiqen si të jenë profesorë të muzikës, por nuk të vlerësojnë kurrë aq sa meriton.

 

Shpat Kasapi shpërthen ndaj ‘Këngës magjike’:

 

“Nuk jam munduar sepse më kanë zhgënyer shumë ato pikët që jepen në fund. Është diçka sikur është lojë dhe jo sikur është diçka reale. Më shumë jam zhgënyer nga kolegët e mi, nga ato që bëjnë sikur janë profesor të muzikës, bëjnë sikur të duan dhe në fund të vlerësojnë më pak.

 

Unë e kuptoj që muzika është kritike por nuk kam pasur arsye pse të vlerësohem aq pak dhe normal jam zhgënyer dhe nuk kam marrë pjesë më. Çdo gjë është e padrejtë aty. Kam hatërmbetje por nuk kam pse t’ia përmend emrin se nuk ka nevojë, u shpreh Shpati.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...