Pezullohen dy punonjës të Policisë Rrugore, ja çfarë bënin ata…

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy punonjës të policisë rrugore të Kavajës, të akuzuar për korrupsion pasiv.

 

Gjithashtu, mësohet se ka vendor masën detyrim paraqitjeje ndaj dy shtetasve që kanë bërë korrupsion me efektivët e policisë.

 

Konkretisht janë pezulluar nga detyra inspektorët me inicialet H.T. dhe B.H. dhe janë lënë në detyrim paraqitjeje shtetasit P.T. dhe E.SH.

 

Njoftimi i plotë:

 

Më datë 17.10.2022, Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat ka zbatuar Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje datë 13.10.2022, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj punonjësve të strukturës së Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Kavajë:

 

– Inspektor H.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

 

– Inspektor B.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

 

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka vendosur caktimin si masë sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit P. T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Në kuadër të këtij procedimi penal, nuk është ekzekutuar vendimi i kësaj Gjykate mbi caktimin si masë sigurimi personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj shtetasit E.SH., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi ky shtetas nuk gjendet në vendbanim dhe rezulton të ketë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë.

 

Caktimi i masave të sigurisë erdhi si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria Rajonale e AMP Fier-Berat në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Durrës-Kavajë mbi dyshimet për ndërveprime korruptive nga ana e shtetasve të mësipërm, në kuadër të Procedimit Penal Nr.807/2021.

 

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

(Foto) Nga ‘Dancing With the Stars’ në ‘Big Brother’, ja cili është aktori i njohur që do bëhet pjesë

Është përfolur që sezoni i dytë i “Big Brother Vip” do të nisë më datë 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjeve. Sa më shumë...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri. Pavarësisht shkëputjes nga ekrani, Shtino do të njihet gjithmonë si fytyra e “Njerëz...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...