“Më vjen keq që ka meshkuj aq…”, ish-missi tregon si u nda nga i dashuri pasi i publikuan videon intime

Juliana Nura është një nga vajzat më të bukura shqiptare e gjithashtu një nga më të komentuara.

 

Ajo është rritur në Finlandë, ku falë pamjes së saj tërhoqi vëmendjen e agjencive fotografike, më pas ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme bukurie. Ajo filloi të kishte një karrierë shumë të suksesshme në Shqipëri në vitin 2010, por diçka tronditëse i ndodhi.

 

Për 12 vite ajo u detyrua të largohej nga publiku shqiptar, për shkak të një shantazhi që asaj ju bë duke përdorur një video intime të saj. Ajo ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku ka treguar se si u ndje kur morri një shantazh të tillë, për një video që ajo kishte bërë me të dashurin e saj.

 

Modelja tregon se i dashuri i saj nuk e ndihmoi as financiarisht për ta kaluar këtë situatë dhe as emocionalisht. Pasi sipas saj ai kishte dashur “të shpëtonte” karrierën e tij ndaj edhe ishin ndarë.

 

Rudina Magjistari: Ndërkohë i dashuri, çfarë roli luajti?

 

Juliana Nura: Asgjë nuk bëri se edhe ai ishte në hapat e karrierës së tij.

 

Rudina Magjistari: Është personazh publik?

 

Juliana Nura: Po. Dhe nuk donte të përzihej me këtë bujë, ndaj u ndamë edhe kaq.

 

Rudina Magjistari: Ai nuk të ndihmoi financiarisht?

 

Juliana Nura: Jo as financiarisht, as emocionalisht. Më vjen keq që ka meshkuj aq të ligj sa ai dhe më vjen keq që vajzat hasin në njerëz të tillë. Por më ka bërë më të fortë kështu që e falenderoj.

 

Rudina Magjistari: Mendon se ai është i përjashtuar nga kjo situatë dhe nuk ka pasur gisht në këtë mes?

 

Juliana Nura: Nuk e di. Te ne në Kosovë faji mbetet gjithmonë jetim./tvklan.al

 

Pas pajisjes me kartë identiteti, 80-vjeçarja merr pension social

Në 11 Nëntor “Stop” transmetoi ankesat e Hamdi Topallit, banues në Laç. Ai kërkonte regjistrimin e nënës së tij Xhemile Selman Topalli, e cila...

(Video) Pjesë e ‘Big Brother Kosova, Stresi degjeneron Getoar Selimin: Ai është dënjeshtar, më ka…

Stresi dhe Getoar Selimi dikur ishin miq shumë të mirë, dy reperët shoqërinë e mbajtën për shumë vite.   Geti ishte adresa e Stresit në Prishtinë,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...