Çobani më i lumtur në Greqi/ Shkoi në market për të blerë, brenda enës plastike merr 50 mijë euro

Një çobani, në fshatin Karaiskaki të Etoloakarnanisë, Greqi i kanë rënë në duar 50 mijë euro dhe gjatë pushimeve ka arritur të shpërdorojë shumën prej 14 mijë prej tyre për argëtim dhe festa.

 

Mediat fqinje raportojnë se në fshatin në fjalë, dy vëllezër kanë një minimarket dhe në një enë plastike, njëri pa e ditur tjetri, kishte vendosur 50 mijë euro që t’i ruante. Midis 22 dhe 24 Dhjetorit, në turnin e njërit prej tyre është shitur ena plastike, me 50.000 euro një bariu.

 

Ky i fundit sapo ka mbërritur në shtëpinë e tij ka konstatuar se ena kishte 50 mijë euro. Kështu ai bekoi pasurinë e tij dhe filloi të shpenzojë në festa dhe gosti deri pardje. Gjithsej ka shpërdoruar 14 mijë euro.

 

Ndërkohë, erdhi koha kur njëri nga vëllezërit zbuloi se ena plastike me kursimet e tij mungonte dhe teksa pyeti vëllain e tij mori vesh se ishte shitur.

 

Menjëherë ai njoftoi policinë dhe fatmirësisht minimarketi kishte kamera sigurie, ndaj u konstatua se ena plastike ishte shitur bariut.

 

 

Përfituesit iu kthyen përfundimisht shuma prej 36 mijë euro, ndërsa për pjesën tjetër nuk dihet se si do të zgjidhet mosmarrëveshja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...