Plas keq sherri në studio mes Roza Latit dhe astrologes Meri Shehu

Moderatorja Roza Lati, e ftuar këtë të diel në “Trotuar”, u përfshi në një debat me astrologen Meri Shehu dhe shkak ishin disa mendime të ndryshe për shenjën e horoskopit të Rozës.

 

Teksa astrologia po e përshkruante shenjën e Binjakëve si sipërfaqësore, Roza ndërhyri duke këmbëngulur dhe Binjakët u shkojnë shumë thellë gjërave dhe i mendojnë shumë mirë.

 

Meri e ngacmoi duke e pyetur “përse nuk je e martuar, meqë nuk je sipërfaqësore” dhe kjo e nxiti moderatoren të tregonte se është dikush në jetën e saj.

 

“E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, tha Roza.

 

Më tej, ajo zbuloi se i dashuri i saj ka të njëjtën shenjë horoskopi me të dhe të dy përshtaten shumë me njëri-tjetrin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...