Përmendën vetëm Borën, Ori Nebiaj ‘injoron’ intervistën e Olsës dhe Arjanit! Ja postimi?

Shumë është përfolur për raportin e dy moderatoreve të “Për’puthen” Ori Nebiaj dhe Bora Zemani, dhe krahasimi mes tyre ishte i pashmangshëm.

 

Kjo e fundit tashmë është në një format ndryshe nga “Për’puthen”, atë të kërcimit, “Dancing With the Stars.”

 

Mbrëmjen e djeshme u rikthyen përsëri në vëmendje dy moderatoret, emrat e të cilave u përmendën gjatë emisionit “Më Lër të Flas”, ku të ftuar ishin Olsa Muhameti dhe Arjan Konomi.

 

 

Konkretisht, autores dhe opinionistit të “Për’puthen” iu kërkua të zgjidhnin me Bora Zemanit dhe Ori Nebiajt si prezantuesen e preferuar të “Për’puthen.”

 

Arjani nuk hezitoi të thotë emrin e Bora Zemanit, ndërsa Olsa Muhameti nuk dha një emër konkret, por la të kuptohet emrin e moderatores së “Dancing With the Stars.”

 

Por si reagoi Ori Nebiaj rreth gjithë kësaj?

 

 

Moderatorja e re e “Për’puthen” duket se e ka injoruar krejtësisht intervistën e transmetuar mbrëmjen e djeshme. Ajo ka publikuar disa story në profilin e saj në Instagram, ku ndan me ndjekësit e saj një dokumentar që po ndiqte, të cilin ua sugjeron të gjithëve.

 

Kujtojmë se teksa ishte e ftuar në “Më lër të flas”, Bora Zemani foli edhe për Ori Nebiajn, si dhe për mënyrën e prezantimit të Për’Puthen.

 

Bora tha se Ori është më e mirë se ajo në prezantimin e emisionit. Jo vetëm kaq por Bora shtoi se e ka shumë xhan Orin dhe vajzat kanë miqësi me njëra-tjetrën.

 

“Njerëzit u mësuan me mua për dy vite, 6 ditë të javës. Dhe publiku ka nevojë për kohë që të mësohet. Ne si tipologji figurash jemi totalisht shumë të ndryshme.

Dhe unë mendoj se në atë që përfaqëson Ori është jashtëzakonisht e mirë. Mbështetjen time e ka patur dhe do e ketë gjithmonë se e kam dhe shumë xhan!”- deklaroi Bora.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...