Nusja e mësoi përpara djalit se ishte i birësuar, nëna: Nuk ma bënte shpirti, është pasuria jonë

Dëshira e madhe e Selvisë dhe Zinit për të plotësuar familjen e tyre me një fëmijë, u bë realitet.

 

Birësimi i Sokolit solli lumturinë e munguar në shtëpinë e tyre, teksa familjarët dhe të afërmit e pritën me një festë të madhe ardhjen e tij, thonë ata në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë nga “E diela shqiptare” në Tv Klan. Emri i djalit ndryshoi në Gëzim, ashtu si ndjenja që ai kishte sjellë me vete, ndërsa me përkëdheli i thërrisnin Xhimi.

 

Rritja e shkollimi i tij ishin primare, Selvia dhe Zini ia përkushtuan jetën vetëm djalit të tyre të adoptuar. Madje, Selvia thotë se nuk e ndiente asnjëherë që ai ishte i tillë dhe nuk donte as ta dëgjonte nga të tjerët.

 

Selvi: Vuajta që e bëra Xhimin që e rrita. U bë një djalë i mrekullueshëm.

 

Ardit Gjebrea: Menduat ndonjëherë që t’i thonit?

 

Selvi: Kurrë në jetë.

 

Ardit Gjebrea: Nuk e menduat?

 

Selvi: Nuk e menduam asnjëherë dhe nga shpirti nuk e dëshiroja kurrë. Kush më thoshte që “kam marrë e këtë fëmijë e ke të marrë”, ndoshta është turp ta thuash, isha gati ta mbysja, nuk e paramendoja që unë Gëzimin e kisha të marrë. Nuk doja ta dëgjoja nga asnjë.

 

Ardit Gjebrea: Ai u bë djali yt.

 

Selvi: Po.

 

Ardit Gjebrea: Në çdo kuptim dhe kur shkon fëmija 7-8 vjeç në shkollë fillojnë flasin, kur del në fshat apo në lagje…

 

Selvi: Gëzimit asnjëri nuk ia tha.

 

Ardit Gjebrea: Nuk ia tha asnjeri?

 

Selvi: Asnjeri. Edhe për respekt. Faktike Xhimi tani po bën që e ka marrë vesh.

 

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është Gëzimi?

 

Selvi: Sot Gëzimi është 31 vjeç.

 

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe e mori vesh, para sa vitesh?

 

Selvi: Po bën një vit Gëzimi që e ka marrë vesh. Kur e martova Gëzimin, unë ia thashë nuses se kam një nuse… në fund fare është nuse, por e kam gjithçka. Motër, nënë, shoqe, nuk e llogaris dot se çfarë nuseje kam në shtëpi.

 

Ardit Gjebrea: Ti i the nuses së Xhimit që “thuaja ti Xhimit që është i birësuar”.

 

Selvi: Po. Ajo s’ia tha asnjëherë.

 

Ardit Gjebrea: Domethënë ti më përpara ia the nuses sesa djalit. Si reagoi nusja kur e mori vesh që nuk është djali juaj?

 

Selvi: Nusja faktike tha që “mami ti po më thua por unë nuk kuptoj asgjë që ky nuk është djali juaj, por unë nuk mund t’i them dot, nuk marr guxim, më duket se e ndaj nga juve, nuk mundem”.

 

Ardit Gjebrea: Po kush ia tha?

 

Selvi: Si përfundim Xhimi ishte në një lokal në kafene, ia thotë njëri me spond, se ia thotë, se bisedojnë që nuk është i Ziniut, që e kanë marrë, nuk e di, por aty e merr vesh. Kur vjen në shtëpi pastaj e përjetoi një çikë keq. Nejse, unë i falem Gëzimit për këtë gjë. Jo se nuk na respekton, jo se nuk na do, nuk bëhet fjalë, por që unë i kërkoj një falje shumë të madhe që nuk ia thashë. Nuk ma bënte shpirti, nuk ma bënte zemra, nuk reagoja dot se nuk e ndaja dot. Xhimi u rrit, na ndihmonte, unë s’ia hedh kurrë poshtë punën dhe mundimin. Neve të dy, bashkë me Ziniun, s’di si ta them, s’di si ta shpjegoj, është pasuria jonë deri në vdekje, Ardit./tvklan.al

Pasuritë e çmendura të gazetarëve tanë nga Bledi Mane: “7.5 mln euro ne banke, rroga e tij arrinë në 37 mijë euro, ka 11...

Elita e gazetarise shqiptare mbetet ra ca më me katare dhe ndryshe nga komuniteti hallexhi i qindra mijerave gazetareve te ndershem, kjo elite vazhdon...

Vijon sherri, Antonela i përgjigjet Big Mamës pas akuzave që i bëri: E vetmja kohë kur kishe rëndësi ishte…

Antonela Berisha ka reaguar pas deklaratës së Big Mamës ku tha se ajo nuk ishte artiste.   Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një loje në...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Horoskopi Dhjetor 2022 nga Branko. Cilat janë shenjat që përkëdhel fati në muajin e fundit të vitit

  Horoskopi Branko, Dashi   Muaji dhjetor do të jetë një pararojë...

Dasma kthehet në tragjedi, këngëtari ndërron jetë pak orë pas martesës

Kantautori Jake Flint ka ndërruar jetë vetëm pak orë...

Dikur e varfër dhe me kredi, ja sa është pasuria e Bebe Rexhës në ditën e sotme

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është ylli që fshihet pas...