Berisha flet për Arminën: Erdhi në shtëpinë tonë si

Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit është padyshim dasma e vitit 2022. Pas pothuajse një dekade së bashku, çifti vendosi të martohej më 25 shtator.

 

Në hyrje të dasmës, babai i Shkëlzenit, Sali Berisha mbajti një fjalim prekës, duke theksuar se arritja më e madhe e të birit është që arriti të fitonte zemrën e Arminës.

 

I ftuar në “Why Not” me Roza Latin, Berisha ka kujtuar natën e dasmës teksa ka theksuar se për të Armina është si vajzë e dytë.

 

“Dasma është një moment gëzimi, shumë i veçantë. Është ceremonia e jetës së njeriut në të cilën mbi të gjitha ndan gëzimin me gjithë të tjerët.

 

Ishte një dasmë ku Shkelzeni dhe Armina ndanë gëzim me gjithë të ftuarit.

 

Meqenëse nuk më kishin ngarkuar asnjë detyrë isha më i lehtësuari aty pasi ata kanë pasur shumë ngarkesë në përgatitjen e saj.

Por kishin bërë një punë të shkëlqyer, i përqafoj. Armina erdhi në shtëpinë tonë si vajza jonë e dytë dhe ka të gjithë dashurinë dhe respektin tonë”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...