“Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë”, ish-kryeministri Berisha mesazh për ditëlindje

Sali Berisha feston ditëlindjen e tij të 78-të.

 

Ish-kryeministri ka shpërndarë një mesazh të shkurtër në këtë ditë të rëndësishme për të dhe familjen, shoqëruar me një foto me bashkëshorten, Liri Berisha.

 

“Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi Zotit! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq”, shkruan Sali Berisha.

 

 

Një mesazh urimi ish-kryeministri e ka marrë dhe nga aleati i tij, tashmë në opozitë, Ilir Meta. “Gëzuar ditëlindjen Prof.Dr. Sali Berisha! Shumë urime të përzemërta”, shkruan ish-presidenti.

 

Kjo ditëlindjen e gjen realisht më të motivuar doktorin, pasi ka marrë drejtimin e PD dhe synon një fitore të bujshme në zgjedhjet lokale të pranverës 2023, ku aleat do të ketë dhe kreun e Partisë së Lirisë. Është hera e parë që opozita futet në garë për pushtetin vendor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...