“Po flija, kur ndjeva diçka të ftohtë në kurriz”, Kele tregon për ‘takimin’ rrëqethës me gjarprin

Denisa Kele ka fobi hapësirat e mbyllura, veçanërisht ashensorët dhe gjarpërinjtë.

 

E në rastin e këtyre të fundit, ekspertja e kriptovalutave ka një arsye mjaft të fortë. Kjo pasi, siç rrëfeu këtë të shtunë në studion e “Rudina”, disa vite më parë ishte zgjuar në mes të natës nga një gjarpër që i qëndronte në kurriz…

 

Denisa Kele: Unë gjarprin e kam pasur gjithmonë shumë frikë. Dhe më ndodh që iki në një udhëtim në një nga këto bujtinat në veri.

 

Ishte gusht, verë. Futem në bujtinë, në këto shtëpitë që janë me dru, aty afër ishte edhe një kanal uji që kalonte, shumë bukur, deri në darkë ishte gjithçka shumë e këndshme. Ndërkohë, shkoj për të fjetur në dhomë. Në momentin që futem ndjej një aromë, vinte pak si era peshk.

 

Thashë do jetë ndonjë gjë që duhet të kenë lyer, ose ndoshta bëjnë ndonjë gjë për të ngrënë. Po më bezdiste ajo aroma, ndjeva diçka që nuk shkonte. Gjithsesi thashë po e lë… sepse unë dhe nuk jam shumë e familjarizuar më fshatin,

 

me natyrën, prandaj po mundohem që të afrohem në këtë pikë. Në momentin që fle gjumë, rreth orës 04:30 të mëngjesit ndjej diçka të ftohtë në kurrizin tim. Shumë e tmerrshme. Vetëm mua mund të më ndodhte kjo gjë…

 

Olti Curri: Gjarpri ishte aty, i gjallë?

 

Denisa Kele: Po ishte gjarpër, po i gjallë.

 

Olti Curri: Po pse vinte era peshk?

 

Denisa Kele: Sepse ishte gjarpër uji. Kishte ardhur nga ai kanali.

 

Rudina Magjistari: E le te, ndjeve një gjë të ftohtë?

 

Denisa Kele: Thjeshtë ndjeva sikur më ra një gjë e ftohtë në kurriz. Dhe ai momenti për t’u mbrojtur edhe në gjumë dhe instinktivisht është ajo idea që mundohesh që ta heqësh. Në momentin që ra shikoj që ishte gjarpër. U zgjuan të gjithë njerëzit…

 

Olti Curri: U tremb gjarpri?

 

Denisa Kele: Jo nuk u tremb fare faktikisht. Kjo u bë një frikë e imja shumë persistente pastaj mbrapa.

 

Ai pronari që kishte ato (bujtinat), vinte e më thoshte që është hera e parë në kaq vite që i kam këto, që më ndodhin këto gjëra, nuk më ka ndodhur kurrë thoshte diçka e tillë. Kjo pastaj u bë një lloj frike e imja për shumë muaj në vazhdim, ishte që unë në çdo vend që shkoja, edhe në shtëpi, do kontrolloja të gjitha anët, e cepat, sepse më dukej sikur do të ripërsëritej e njëjta ngjarje.

 

Dhe u bë jashtëzakonisht shumë e vështirë për ta kaluar. Pastaj kam folur me një psikolog dhe kaloi. Por tani, edhe pasi kanë kaluar 4-5 vite, edhe kur e shikoj në televizor, në momentin që do shikoj gjarprin bëhem shumë keq./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...