Ka shije të veçantë/ Kjo është receta për të bërë supë me lëng turshish

Supa e përgatitur me lëng turshish është kombinimi më perfekt për shijen por edhe shëndetin e organizmit gjithashtu.

 

Ky është një gatim special që me siguri do t’ju kënaqë nepsin dhe oreksin sapo ta provoni. E veçanta e kësaj recete është përgatitja e saj me lëng turshish, ku në këtë gatim do t’ju duhen turshitë e kastravecit dhe lëngu i tyre.

 

Shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me bukë të thekur, sallata të freskëta të stinës, byrekë shtëpie, perime të pjekura etj.

 

Më poshtë, do të gjeni nga AgroWeb.org recetën fantastike të përgatitjes së kësaj supe me shije të mrekullueshme, që me siguri do përfshihet në menunë e recetave dhe gatimeve të shtëpisë suaj.

 

Përgatitja e Supës me Lëng Turshish

 

Përbërësit
4 kastraveca turshi

 

2 filxhan çaji me lëng kastraveci turshi

 

2 patate mesatare të prera në kubikë

 

2 karrota të prera në kubikë

 

2 lugë gjelle miell gruri

 

600 ml lëng pule (ose ujë)

 

1 filxhan çaji me qumësht

 

 

2 lugë gjelle gjalpë

 

Vaj ulliri

 

Kripë, piper, majdanoz i freskët

 

Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni një tenxhere në zjarr.

 

Shtoni aty gjalpin dhe vajin e ullirit, karrotat e patatet e prera në kubikë. Kaurdisini për dy minuta, më pas shtoni kastravecat e prera në feta ose kubikë.

 

Kaurdisini të gjitha bashkë.

 

Më pas, shtoni lëngun e pulës ose ujë, lëngun e turshive dhe lërini të ziejnë sa të marrin një valë dhe patatet e karrotat të jenë zbutur.

 

Hidhni kripën në sasinë e preferuar.

 

Ndërkohë, në një tigan, hidhni pak vaj ulliri, shtoni miellin dhe kaurdiseni në zjarr derisa të marrë një ngjyrë të verdhë të artë, hiqeni nga zjarri dhe në këtë moment shtoni qumështin.

Përziejeni mirë në mënyrë që e gjithë masa të bëhet e njëtrajtshme dhe të mos krijohen kokrriza.

 

Shtojeni masën e miellit dhe qumështit tek supa duke e trazuar në zjarr të ngadaltë për disa minuta derisa supa të trashet dhe më pas largojeni nga zjarri.

Spërkateni me piper dhe majdanoz të freskët të grirë hollë dhe gati për t’u shërbyer.

Aktori i njohur shqiptar rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri dhe …

Aktori Elvis Pupa më shumë se 10 vite është larguar nga “Portokalli” dhe rreth 5 vite më parë ai është shkëputur totalisht nga ekrani.   Por...

A jeni bere gati per bakllavane? Ja si ta pergatisni qe t’ju tretet ne goje. Video

Ingredientët: 60 peta për bakllava 1 filxhan stika të grira imët ½ filxhan vaj ulliri i lehtë ½ filxhan gjalpë I tretur 400 – 500 gram stika të grira...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Aktori i njohur shqiptar rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri dhe …

Aktori Elvis Pupa më shumë se 10 vite është...

A jeni bere gati per bakllavane? Ja si ta pergatisni qe t’ju tretet ne goje. Video

Ingredientët: 60 peta për bakllava 1 filxhan stika të grira imët ½...

Nipi i Isa Boletinit: Ju tregoj cilat ishin amanetet e gjyshit tim për Shqipërinë

Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka rrëfyer në...

Behuni gati.Keto qytete do të mbulohen nga bora ditën e dielë

Fundjava parashikohet që të sjellë ulje drastike të temperaturave...