Zyrtari i Bashkisë së Vaut të Dejës bën deklaratën e fortë dhe denoncon Shefin e Komisariatit: Merr 4 mijë euro për të mbrojtur një parcelë kanabisi(Foto)

Zyrtari i Bashkisë se Vaut të Dejës, Mark Zhuri, i cili aktualisht mban detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, ka denoncuar në prokurori shefin e komisariatit të kësaj zone, Bardhyl Saliu.

 

Ai thotë se falë Saliut, zona është mbushur me Kanabis dhe pavarësisht disa denoncimeve të njëpasnjëshme, sipas tij asgjë nuk është bërë për të vënë para drejtësisë Saliun.

 

Sipas tij, Bardhyl Saliu ka favorizuar kultivuesit e drogës duke mbjellë të gjithë zonën e Temalit me kanabis. Zhuri tregon edhe çmimet qe variojnë nga 2500-3000 euro për parcele që sipas tij, shefi i policisë u ka kërkuar banorëve. Madje, ai akuzon se drejtuesi i policisë ka djegur qëllimisht mbi 200 hektarë pyje këtë vit në këtë njësi administrative.

 

Zyrtari i Bashkisë së Vaut të Dejës bën deklaratënZyrtari i Bashkisë së Vaut të Dejës bën deklaratën

 

Deklarata e plotë:

 

“Përshëndetje të gjithëve. Unë jam sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës.

 

Unë në datën 11 rreth orës 12 kisha një takim me kryetarin e Bashkisë dhe punonjës të njësisë administrative Demal. Kur përfundova, rrugën ma kishte zënë shefi i komisariatit të Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu që më kërcënoi mua dhe dy shokët e mi. Pasi na ofendoi më akuzoi edhe për një tender të një rruge në fshatin Vilë të njësisë administradtive Demal, që unë s’kisha asnjë lidhje me këtë tender.

 

U vazhdua me ofendime dhe shkëmbyem ofendime më njëri-tjetrin. Unë i kam bërë denoncim për këtë ngjarje dhe kam një vit që e denoncoj, si për ndërtimet si për sjelljet arrogante karshi banorëve dhe kryepleqve të fshatrave. Unë kam njoftuar të gjitha instancat e shtetit shqiptar.

Kam informuar edhe kryeministrin e Shqipërisë dhe Ministrin e Brendshëm. Po ashtu kam njoftuar edhe ish-drejtorin e policisë së Shtetit, Gledis Nano. Me mbështetjen e tij zona është kanabizuar, ata që paguajnë 4 mijë euro për parcele nuk u është hequr parcela, ndërsa të tjerëve u është hequr.

 

Nga ana tjetër në muajin korrik, gjatë djegies së kanabisit janë djegur rreth 200 hektar pyje dhe nuk është marrë asnjë masë. Unë kam shkuar me shkresa dhe me numër protokolli dhe skam marrë asnjë përgjigje. Përgjigja e vetme ishte kërcënimi nga ana e komisarit të policisë. Provat i kam çuar edhe te SHKB-ja, kam komunikuar edhe me Ardi Veliun, kam shkëmbyer mesazhe në Ëhatsapp me të, por asgjë nuk është bërë. Unë kërkoj që ky të shporret një orë e më parë nga komisariati dhe të ndiqet penalisht.

 

Unë kam 4 mandate që kam punuar në Komunë dhe ky njeri nuk ashkëpunon me asnjë.

 

Rastet e Kanabisit janë pa adresë vetëm të shkosh aty do habitesh. Bardhyli këtë vit e ka realizuar 150 % të prodhimit”, u shpreh Zhuri.

 

Ndërkohë në letrën e dërguar nga Mark Zhuri në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ministrit të brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gledis Nano thuhet: “Kërkoj nga ana juaj që të shkarkoni urgjintisht për vepra kriminale shefin e komisariatit të Vaut të Dejës, zotin Bardhyl Saliu, pasi institucionin që drejton për afro dy vite me radhë e ka kthyer në një vend terrori ndaj banorëve të Bashkisë. Së pari personi në fjalë ka ndihmuar grupet kriminale për kanabizimin e territorit, kryesisht në zonat malore, duke mbështetur ata trafikantë që paguajnë 3-4 mijë euro për parcelë.

 

Së dyti, gjoja në emër të shkatërrimit të parcelave të hashashit, ka djegur me dhjetëra hektarë pyje dhe kullota në Njësinë Administrative Temal.

 

Së treti ata që ndërtojnë dhe paguajnë faturën prej 1500-2000 euro, lejohen të ndërtojnë.

 

Së katërti, prej dy vitesh që është në detyrë, shefi I komisariatit nuk ka organizuar asnjë takim me banorët, kryepleqtë dhe administratorët e fshatraveë për të bashkëpunuar në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.”

 

 

(Video) Pjesë e ‘Big Brother Kosova, Stresi degjeneron Getoar Selimin: Ai është dënjeshtar, më ka…

Stresi dhe Getoar Selimi dikur ishin miq shumë të mirë, dy reperët shoqërinë e mbajtën për shumë vite.   Geti ishte adresa e Stresit në Prishtinë,...

(Video) Gazetari shqiptar bën gafën e madhe, ngatërron Eli Farën me ish-Missin nga Kosova

Gazetari shqiptar, Isli Islami “e ka ngatërruar” ish-missin Afërdita Paçaradën me këngëtaren Eli Fara.   Teksa ka uruar kolegun e tij Olti Currin për eksperiencën e...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...