Vjen në jetë vajza, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi bëhen prindër

Çifti i njohur i këngëtarëve shqiptarë, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, janë bërë prindër të një vajze. Paraditen e sotme, Eni ka lindur dhe ka sjell në jetë Adean e vogël.

Lajmin e bukur e jep këngëtari dhe kantautori Genc Prelvukaj, i cili shkruan se kjo lindja e Adeas ka sjell festë të madhe e gëzim në shtëpinë e tyre.

“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë.

Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri. Ndjehem i lumtur dhe plot jetë”, thotë ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME