Teze për herë të parë, Greta Koçi prezanton mbesën me videon e ëmbël nga spitali

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj u bekuan sot me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Adea. Pasi e ndan këtë lajm të bukur me të gjithë, çifti kanë marrë shumë urime.

 

Mirëpo, një falenderim special, ata kanë marrë nga motra e Enit, Greta, e cila ka ndarë një video në Instagram, ku shfaqet me mbesën dhe ka zbuluar edhe dhuratat që i ka bërë.

 

Greta është emocionuar aq shumë sa nuk gjen fjalë ta përshkruaj dashurinë që ka për të voglën e porsalinduar.

 

“Sot u bera teze e nje engjelli te vogel. Nuk e kisha besuar kurre qe do ndjeja kaq shume emocione. Zemra me doli nga vendi nga lumturia. E dua Adean aq shume sa nuk gjej dot fjale ta shpreh dashurine qe kam per te… Faleminderit Zotit dhe faleminderit @enikociiii 🤍 @gencprelvukaj 🤍 qe ma mbushet shpirtin plot “, ka shkruar këngëtarja krahas videos, ku në një moment shfaqet teksa e mban në krahë Adean.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME