EKOGRAFI PËR SËMUNDJEN E RRALLË NË POSTRIBË

Nga Ketjola Geshtenja

 

Rreth 500 banorë të njësisë administrative Postribë kishin mundësi të kryenin një ekografi për diagnostifikimin e Ekinokokozën Kistike, një sëmundje infektive parazitare e cila transmetohet nga kafshët tek njeriu. E thënë më thjeshtë nga kjo sëmundje në disa organe të trupit të njeriut, stomak dhe mëlçi krijohet një kist që nëse nuk kurohet atëherë pacienti duhet t’i nënshtrohet operacioneve.

 

Ky kontroll u bë për herë të parë në qarkun Shkodër falë një studimi që Organizata botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Insitutin e Shëndetit Publik në Itali po zhvillojnë në disa zona rurale të qarkut Shkodër dhe të disa qarqeve të tjera të Shqipërisë.

 

Sokol Zhabjaku drejtori i qendrës Shëndetësore Postribë shprehet se interesi ka qënë i lartë nga banorët për të bërë një kontroll të tillë i realizuar nga mjek të ardhur nga Italia dhe Gjermania.

 

Në dy ditët në vijim ekipet mjeksore do të zhvendosen në njësinë Ana Malit dhe bashkinë Vau Dejës për të vijuar kontrollet për diagnostifikimin e kësaj sëmundjeje për të cilën ata që preken nuk kanë informacion dhe jetojnë me atë infeksion derisa i jep komplikacione serioze në trup.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...