Zvicra propozon ‘dënime drastike’ për njerëzit që mbulojnë fytyrën

Qeveria zvicerane ka dërguar një projektligj në parlament, duke kërkuar të gjobisë deri në 1000 euro njerëzit që mbulojnë fytyrën.

 

Projektligji, i cili u dërgua të mërkurën, pason referendumin e vitit të kaluar për ndalimin e mbulimit të fytyrës.

 

Ndalimi i propozuar, i njohur gjithashtu si “ndalimi i burkës”, u mbështet nga 51.2 për qind e votuesve, por u kritikua në atë kohë si islamofobike dhe seksiste, raporton aljazeera.

 

Pas konsultimeve, kabineti qeveritar hodhi poshtë kërkesën për ndalimin përmes kodit penal dhe të gjobit shkelësit deri në 10 mijë euro.

 

“Ndalimi i mbulimit të fytyrës synon të garantojë sigurinë dhe rendin publik. Ndëshkimi nuk është prioriteti”, thuhet në një deklaratë.

 

Projektligji nuk e specifikon nëse bëhet fjalë për burkën apo hixhabin, por ndalon njerëzit që të fshehin fytyrat e tyre në hapësira publike si transporti publik, restorante apo duke ecur në rrugë, veçanërisht sytë, hunda dhe goja duhet të jenë të dukshme.

 

Për shembull, një grua myslimane mund të mbajë një hixhab që mbulon flokët e saj, por nuk mund të mbajë një nikab, një veshje që tregon vetëm sytë, ose një burka, një mbulesë e plotë që mbulon edhe fytyrën. Ato lejohen në vendet e adhurimit.

 

Myslimanët përbëjnë 5 për qind të popullsisë zvicerane prej 8.6 milionë banorësh, shumica me rrënjë në Turqi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

 

Zvicra është një nga pesë vendet ku mbulimi i fytyrës është i ndaluar. Franca e ndaloi mbajtjen e mbulesës së plotë të fytyrës në publik në vitin 2011, ndërsa Danimarka, Austria, Holanda dhe Bullgaria kanë ndalime të plota ose të pjesshme për mbulimin e fytyrës në publik.

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte dhunë, të bërtitura, sherre, biseda me zë të lartë, shoferë që vetëm i bien borive...

Nuk po kalon momente të mira, ja arsyeja pse Flori Mumajesi nuk dëgjon nga njëri vesh

Kompozitori dhe këngëtarii njohur Flori Mumajesi ka pohuar kohë më parë se me njërin nga veshët ka h umbur d ëgjimin ne masën 70%.   Këtë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...