“Nuset e sotme janë me 5 yje! Vijnë si ushtarë vitin e parë dhe vitin e tretë bëhen oficerë”

Liliana nga SHBA telefonon në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të shprehur mendimin e saj mbi temën e lidhur me çiftet e reja.

 

Cila është më e mira, të jetojnë të veçuar apo me prindërit e njërit prej tyre? Nëse zgjedhin mundësinë e dytë, duhet të jetojnë me prindërit e gruas apo të burrit?

 

Liliana: Nusja të vijë në shtëpinë e vjehrrës. Aldo: Po pse kështu Liliana: Se ashtu ka qenë e kështu të mbetet. Aldo: Ku ka qenë?Liliana: Se tani këto vërtet vijnë, në atë kohë rrinim edhe bashkë, edhe tani, po vijnë më të mençura se tani vijnë me 5 yje dhe rrinë vetëm këto.

 

Aldo: Po e thua për nuse apo për hotele? Liliana: Po për nuset që vijnë tani. Liliana shton se edhe nënat nuk i mësojnë vajzat që të jetojnë me vjehrrit, por i përgatisin të jetojnë vetëm.

 

Liliana: Nuset e sotme tani mirë, po më mirë t’i lësh vetëm e të jetojnë vetë se thonë të rrimë vetë e të jetojmë vetë, po prapë ato nevojtare janë se kanë fëmijë e na kërkojnë t’i mbajmë.

 

Aldo: Pra, është dashuri me interes, këtë po thua? Liliana: Jo me interes. Aldo: Po me interes se mban kalamajtë, normale. Liliana: Jo, megjithatë tani këto janë shumë të zgjuara se vitin e parë këto janë ushtarë, të dytin kapterë, të tretin bëhen oficerë.

 

Aldo: Këto nuset?Albana Çaushaj: Gradohen. Aldo: Mesa shoh paske ca gjëra pa i thënë. Liliana: Jo, jo unë i kam shumë të mira të dyja. Aldo: Nuset që ke, në çfarë grade i ke ushtare, togere apo gjenerale?

 

Liliana: Jo, jo janë të dyja shumë të mira. Megi Latifi: Grada, grada?Liliana: Në grada të mira i kam, të respektuara, por tani në këto kohë që kanë ardhur sot, djalin mirë është që nëna ta martojë e ta ndajë më vete. Sa të thojë ajo do rrimë vetë…

 

Aldo: U bë ajo të japë mend.Liliana: Megjithatë siç thashë ato vijnë vetë me 5 yje.Megi Latifi: Po ç’të keqe ka të jetosh me prindërit e burrit?

 

Liliana: Moj për ju nder është të jetoni me neve se ju jeni nevojtare, prindërit nuk janë nevojtarë, por ju do shkoni nëpër punëra, keni fëmijë, s’ka kush t’i mbajë, nëpër çerdhe s’ju del hesapi t’i çoni.Aldo: Pastaj, kush do shohë Facebook-un njëherë? Këtë thuaj.Liliana: Ku kanë kohë tani, me celular në duar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...