Nga Italia cikloni drejt Shqiperise. Reshje të rrëmbyeshme dhe erëra të fuqishme

Një ciklon i cili gjatë ditës së nesërme pritet të krijohet diku afër jugut të Italisë pritet të fuqizohet dhe të shkaktojë edhe reshje të dendura sidomos disa viseve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por priten reshje shiu edhe në Kosovë gjatë mbrëmjes së të enjtes dhe mëngjesit të së premtës.

 

Cikloni pritet të shkaktojë stuhi mjaft të fuqishme me bubullima dhe breshër në Italinë jugore sidomos rajonit të Siçilisë dhe pritet të vijë direkt drejt Detit Jon duke u intensifikuar. Stuhitë më të fuqishme nga ky ciklon priten në jug të Italisë dhe në Greqi, por edhe në pjesën jugore të Shqipërisë mund të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe kalimthi edhe erëra të fuqishme.

 

Lokalisht edhe në viset tjera të Shqipërisë priten reshje të dendura, ndërsa reshje herë pas here të dendura shiu priten edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut.

 

Cikloni do të fillojë të largohet dhe të dobësohet pasditen ose mbrëmjen e së premtës kur edhe pritet që moti të stabilizohet gradualisht. Largimi i ciklonit dhe rritja e presionit atmosferik nga e shtuna e tutje do të kushtëzojë stabilizim të plotë të motit dhe rritje të temperaturave ditore./MeteoBallkan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...