Në koma prej dy javësh, kërkohet ndihmë për 20 vjeçarin nga Shkodra: Operacioni në tru mund të bëhet vetëm jashtë shtetit

Klevis Gjeluci, një 20 vjeçar nga Shkodra ndodhet prej më shumë se dy javësh në gjendje kome, pas një aksidenti automobilistik që ka pësuar.

Miqtë e tij kanë ndërmarrë iniciativën për të mbledhur fonde nga të gjithë ata që kanë mundësi, pasi familja nuk e përballon dot koston e operacionit.

Romario Dragani dhe Gabriel Kola njoftojnë se Klevisi ndodhet prej datës 27 shtator në gjendje kome në spital, është shtruar në dy prej spitaleve më të mira në Shqipëri, por stafi ka thënë se nuk ka kapacitetet e duhura dhe nuk mund ta bëjnë operacion.

Në këto kushte, familja kërkon ndihmën e shqiptarëve për të kontribuuar sadopak për të shpëtuar jetën e djalit të tyre. 20 vjeçari Klevis Gjeluci duhet të operohet në spitale jashtë vendit, në Itali ose Gjermani, por kosto e operacionit në tru shkon 600,000 euro dhe familja nuk ka mundësi.

Nisma është hapur në faqen e dhurimeve “gofundme” prej disa orësh dhe deri tani 670 persona kanë dhuruar mbi 31,412 euro.

Nëse doni të dhuroni para për të kontribuuar në operacionin e të riut nga Shkodra, “KLIKO KËTU”.

Romario Dragani dhe Gabriel Kola, shokët e Klevis Gjelucit.

Përshëndetje, unë quhem Romario Dragani dhe po mbledh fonde për shokun tim më të mirë Klevis Gjeluci, 20 vjeç. Klevisi ndodhet në koma që prej datës 27 shtator, pasi u përfshi në një aksident automobilistik.

Po rrinim një ditë, dhe unë nuk kisha makinë, kështu që e pyeta Klevisin nëse mund të më çonte deri në shtëpi; ai pranoi dhe më çoi në shtëpi. Pa kaluar një minutë pasi kisha hyrë në shtëpinë time, Klevisi u përfshi në një aksident gjatë kthimit.

Ai ka qenë në dy nga spitalet më të mira në Shqipëri deri më tani, por ata kanë konfirmuar se nuk kanë kapacitetet për ta shpëtuar. Mënyra e vetme për ta shpëtuar është ta dërgojmë në spitale jashtë Shqipërisë (Itali ose Gjermani), por çmimi prej 600,000 dollarë për të paguar operacionin e trurit është shumë i shtrenjtë për familjen e tij.

https://gofund.me/32d06ab2

A jeni bere gati per bakllavane? Ja si ta pergatisni qe t’ju tretet ne goje. Video

Ingredientët: 60 peta për bakllava 1 filxhan stika të grira imët ½ filxhan vaj ulliri i lehtë ½ filxhan gjalpë I tretur 400 – 500 gram stika të grira...

Rrezik për sigurinë kombëtare/ Protesta e 6 dhjetorit, Policia i bën të papriturën Sali Berishës

Policia e Shtetit ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës dhe të Partisë Demokratike për të zhvilluar protestë më 6 dhjetor, ditë kur në Shqipëri...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Aktori i njohur shqiptar rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri dhe …

Aktori Elvis Pupa më shumë se 10 vite është...

A jeni bere gati per bakllavane? Ja si ta pergatisni qe t’ju tretet ne goje. Video

Ingredientët: 60 peta për bakllava 1 filxhan stika të grira imët ½...

Nipi i Isa Boletinit: Ju tregoj cilat ishin amanetet e gjyshit tim për Shqipërinë

Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka rrëfyer në...

Behuni gati.Keto qytete do të mbulohen nga bora ditën e dielë

Fundjava parashikohet që të sjellë ulje drastike të temperaturave...