NDEROHET DOKTOR SKENDER ZAIMAJ NË 70 VJETORIN E LINDJES

Nga Senad Nikshiqi

 

 

Në 70 vjetorin e lindjes së tij, reparti paliativ në spitalin rajonal të Shkodrës ka marrë emrin e doktor Skender Zaimaj i cili 15 vite më parë u nda nga jeta pas një sëmundje.

 

Në këtë 70 vjetor të lindjes, spitali rajonal i Shkodrës mblodhi në një takim mjektë, miq të doktor Zaimaj si dhe familjen e tij.

 

Ndërkohë edhe shumë mjek të tjerë të Shkodrës me të cilët punoi për vite me radhë e kujtojnë doktor Skender Zaimaj si një profesionist në kohë të vështira i cili merrej me sëmundjet kanceroze si dhe një persona me vlera të larta humane.

 

Drejtorja e spitalit rajonal të Shkodrës Xheni Halili u shpreh se është një nder që reparti onkologjik merr emrin e doktor Skender Zaimaj ku ai shërbeu me përkushtim për vite me radhë.

 

Bashkëshortja e doktor Skendër Zaimaj, Lindita Zaimaj mes lotësh e emocionesh falenderon për këtë nderim që i bëhet figurës së tij.

 

Doktor Skender Zaimaj shërbeu për mbi 30 vite në spitalin rajonal të Shkodrës duke u kthyer shumë shpejt në një mjek tejet të aftë të sëmundjeve kancerogjene si dhe duke ndihmuar me qindra pacient që kaluan në duart e tij, shumë prej të cilëve u shpëtoi jetën edhe pse shëndetësia ishte në kushte të vështira.

Pas një sëmundje të rëndë doktor Skender Zaimaj 15 vite më parë u nda nga jeta në moshën 54 vjeçare duke lënë një boshllëk të madh në shëndetësi si dhe mes familjes, të afërmve e miqve të shumtë të tij por edhe mbarë qytetit të Shkodrës për emrin që la dhe kontributin e tij të madh.

Pas pajisjes me kartë identiteti, 80-vjeçarja merr pension social

Në 11 Nëntor “Stop” transmetoi ankesat e Hamdi Topallit, banues në Laç. Ai kërkonte regjistrimin e nënës së tij Xhemile Selman Topalli, e cila...

Rama iu gjunjëzua kryeministrit të Luksenburgut. Pas këtij gjesti, të dy palët u panë duke…

I njohur për “One-man show”, shkruan TPZ, kryeministri Edi Rama, që është mikpritës i 29 liderëve evropianë, bëri një gjest të pazakontë, duke u...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...