Largimi i të rinjve nga Shqipëria, Topalli lëshon akuza drejt Ramës: Një dhimbje e tmerrshme

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka publikuar disa foto nga takimi i mbrëmjes së djeshme me kryesinë e degës së PD-së në Kurbin.

 

Topalli, e ka cilësuar Kurbinin si një ndër zonat më demokrate që vuan shumë largimin e të rinjve.

 

Për këtë gjë, ajo fajëson kryemiknistrin Edi Rama, për të cilin pretendon se është shumë larg shqiptarëve për të kuptuar mungesën e shpresës, pamundësinë e familjeve shqiptare, zhdukjen e perspektivës së të rinjve dhe fikjen në shpirt të të moshuarve.

 

“Mbrëmë në mbledhjen e kryesisë së degës PD Kurbin.

 

Kurbini, një ndër zonat më demokrate vuan shumë largimin e të rinjve.

 

Shpopullimi i zonës dhe largimi i bijve dhe bijave të familjeve të Kurbinit është një dhimbje e tmerrshme.

 

Rama është shumë larg shqiptarëve për të kuptuar mungesën e shpresës, pamundësinë e familjeve shqiptare, zhdukjen e perspektivës së të rinjve dhe fikjen në shpirt të pleqve të mbetur fillikat në shtëpitë, ku nuk dëgjohen më zëra fëmijësh; ku nuk ka as djem e vajza të reja; ku nuk luhet as nuk këndojnë më… ku numri i nxënësve është përgjysmuar.

 

Një vend që po plaket nuk ka kurrë perspektivë, nëse gjërat nuk ndryshojnë thelbësisht”, shkruan Topalli në rrjetet sociale.

E do Amosin? Dea Mishel: E kuptova kur më puthi që ai s’më pëlqen…

Marrëdhënia e komplikuar mes Deas dhe Amosit ka konfuzuar të gjithë banorët, por edhe teleshikuesit.   Dea: Ja kam thënë edhe Amosit dhe të gjithëve. E...

Sëmuret Luizi gjatë natës, banorët i rrinë afër! “Po u sëmure ti, u mbyll Big Brother”

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e rradhës të Big Brother VIP Albania pati dinamika të shumta. Një tjetër debat u zhvillua mes Efit dhe...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Lekët i dua si vdekja”, burri rrëzon deklaratën e gruas me një puthje të ëmbël

Seanca e “Shihemi në Gjyq” ka mbërritur drejt fundit...

(video) Sipas Zhakut: Luizit i duhet një…sikar! E çfarë ishte kjo?

Zhaklina është opinioniste e këtij edicioni të Big Brother...

Sëmuret Luizi gjatë natës, banorët i rrinë afër! “Po u sëmure ti, u mbyll Big Brother”

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e rradhës të Big...