Burri ndahet nga gruaja 17 vjeçe: Ajo nuk kishte shkollë, por kishte të dashur

Ai quhet S. Stafa dhe është 27 vjeç. I riu nga Shijaku është babai i një djali tre vjeçar.

Ai ishte sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, për të bërë publik shqetësimin e tij dhe për të kërkuar ndihmë pasi ka më shumë se 6 muaj që nuk takon dot djalin e tij tre vjeçar dhe gjithçka ka ndodhur pas divorcit.

Stafa është martuar në vitin 2013 me një vajze nga Burreli. I. Kola është aktualisht 22 vjeç dhe në momentin e martesës ka qenë vetëm 17 vjeç. Së bashku ata qëndruan vetëm katër vite dhe me pas shkuan drejt zgjidhjes së martesës.

I riu shprehet se problemet nisën që në fejesë kur ai kuptoi se vajza nuk kishte as 6 klasë shkollë siç i kishte thënë shkesi.

“Nuk doli ashtu siç e mendoja. Kisha shumë besim. Kur u fejuam e u martuam, bëmë gjërat, kemi pasur grindje e probleme që mund edhe të ndaheshim por nuk ndodhi. Kërkova që në fejesë ndarje por nuk u bë, prindërit nuk donin. Por ajo nuk ishte ashtu siç më treguan. Nuk kishte bërë shkollë pothuajse fare, as 2 herë 2 nuk dinte. Më kishin thënë që kishte bërë 6 vjet shkollë, as 6 nuk kishte bërë. Arsimi ishte shumë problem për mua. Jo se kam unë shumë por të paktën arsimin elementar”, tha 27-vjeçari.

Në vendimin e Gjykatës, kujdestaria iu la nënës dhe babai kishte detyrimin mujor prej 50 mijë lekësh të vjetra dhe takimet mujore.

S.tregon se nuk ka paguar në këto 6 muaj asnjë detyrim, pasi është i papunë dhe nuk ka asnjë të ardhur. Ai thotë se do vetëm ta takojë të birin dhe jo ta marrë.

Për më tepër 27-vjeçari nuk e ka përmendur tradhtinë në gjyq. Ai tha se ish-bashkëshortja e ka tradhtuar pas martese dhe këtë e ka zbuluar kur i ka dërguar një mesazh në telefon gabimisht, në vend se t’ia tregonte të dashurit.

“Kam toleruar gjithçka deri sa kam gjetur telefonata dhe mesazhe. Ajo dërgoi mesazh që do ia çonte atij, e dërgoi gabimisht tek unë. Unë mora të atin në telefon dhe i thashë hajde merre gocën. Lidhjen e ka filluar pas martese. Më vonë nga ato që kam dëgjuar, kam kuptuar se ajo nuk ka dashur të martohej. Ka qenë një martesë e detyruar. Kur e takova për herë të parë ajo filloi të qante. I thashë nëse nuk do, nuk ke pse pranon. Kemi biseduar shumë herë para martese. Ajo tha që të ndryshojë dua një fëmijë që të vazhdojmë jetën”, tregon S..

Ky baba i ri në moshë kërkon të ketë takime me të birin dhe asnjëherë nuk e ka menduar se nuk do të kontribuojë në rritjen e tij.

Ai tregon se ish-gruaja i thotë se nëse nuk paguan para nuk do ta shikojë asnjëherë djalin. Vetëm para pak ditëve Argisti kishte ditën e lindjes dhe nëna nuk e la as në telefon ta uronte babai i tij.

S. tha se divorci u bë me marrëveshje dhe nuk pati debate por se tani kërkon që ta takojë të birin siç e ka caktuar gjykata dhe më vonë të paguajë edhe shumën për të birin.

“Nuk ka pasur debate. Ishte me marrëveshje. E pranoi dhe vetë tradhtinë, që ka bërë dhe kërkoi divorcin. Kur mbaroi divorci nuk e ktheu më djalin. Në gjyq nuk u përmend çështja e tradhtisë. Kisha ndenjur 4 vjet më të, nuk doja të ndihej keq. Por tani s’mundem më. Dua të shikoj tim bir. Unë do kontribuoj për të dhe as që e diskutoj këtë pjesë por tani jam i papunë. Kjo situatë nuk do jetë gjithmonë”, tha 27-vjeçari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...