Berisha nuk i shpëton trendit: Nga sot më gjeni në Tik Tok, teknologjinë e kam pasion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hapur llogari në rrjetin social, Tik Tok.

 

Zyra e shtypit të PD-së njoftoi sot sa tani e tutje Berisha do të komunikojë me qytetarët edhe nëpërmjet një platforme të re, ajo e Tik Tok-ut.

 

Në videon e tij të parë në Tik Tok Berisha ka ftuar qytetarët ta ndjekin në kanalin e tij zyrtar.

 

“Një përshendetje të përzemërt nga kanali im zyrtar në Tik Tok. Jam entuziast që sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali me një përparim të shpejtë.

 

Ka qenë një pasion dhe mbetet gjithnjë, teknologjia. Sot ne jemi në prag të një revolucioni të paparë, të internet 3, kriptoteknologjsë, inteligjencës artificiale.

 

Sot të rinjtë shqiptarë shkëlqejnë në portën e Apple dhe kompanive të tjera të mëdha të HighTech.

 

Ndërsa këtu, ai tjetri thotë se punë ka, por profesionista nuk ka. E vërteta është tjetër. Këtu profesionistë ka, por lidership nuk ka.

 

Ndaj dhe Partia Demokratike përcaktoi objektiv kryesor të programit të saj, vendosjen pikërisht të këtyre sektorëve si promotorë, apo në zemër të ekonomisë shqiptare. Me besimin më të madh se ju, të rinjtë e vendit, do ta çoni përpara këtë revolucion. Me mendjen dhe energjitë tuaja mund ta shndëroni Shqipërinë në një Silicon Valley të Europës dekadën që vjen.

 

Për realizimin e kësaj ne kemi një sfidë dhe kjo sfidë është largimi i kësaj qeverie, e cila në vend që të krijojë të gjitha kushtet për ju, preferon t’ju përzërë nga vendi juaj. Ushqen popullatën me një propagandëqë ju kurrë nuk e besoni.

 

Ndaj dhe ju ftoj, le të bashkohemi me focat tona për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh dhe për të krijuar për ju, këtu në Shqipëri, të gjitha mundësitë që ju të ndryshoni kombin dhe vendin tuaj.

 

”, ka thënë Berisha në videon e tij të parë në Tik Tok.

 

 

https://vm.tiktok.com/ZMF6LbNW2/

 

 

 

(Video) Pjesë e ‘Big Brother Kosova, Stresi degjeneron Getoar Selimin: Ai është dënjeshtar, më ka…

Stresi dhe Getoar Selimi dikur ishin miq shumë të mirë, dy reperët shoqërinë e mbajtën për shumë vite.   Geti ishte adresa e Stresit në Prishtinë,...

Horoskoi ditor, e marte date 7 dhjetor 2022

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Afërdita pakamsa e trazuar ju fton të kushtoni më shumë vëmendje në dashuri, sepse këtë të mërkurë 7 mund të...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...