“Arbanën e kam zemër”, Yll Limani do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion?

Yll Limani është një ndër këngëtarët më të pëlqyer shqiptar. Marrë shkas nga kjo, emri i tij është komentuar për një përfaqësim të mundshëm të Shqipërisë në Eurovision. Megjithatë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë as këtë vit. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë këngëtari shqiptar.

 

Përmes një postimi në Instagram, autori i shumë hiteve ka shkruar: “Nuk do të marr pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH për Eurovision”.

 

Kujtojmë që së fundmi u përfol për të tjera emra që do të merrnin pjesë në Festivalin e Këngës dhe bëhej fjalë për Dhurata Dorën dhe Elvana Gjatën.

 

Ishte kjo e fundit që mohoi zërat duke thënë: “Nuk konkurroj këtë vit për Eurovision”. “Nuk konkurroj këtë vit për Eurovision”, ka shkruar këngëtarja në Instastory. Ishte faqja “Eurovision Kosovo” që shkroi përmes një postimi se nga burime jo zyrtare kishte mësuar se ajo dhe Dhurata Dora synonin Eurovisionin.

 

Dyshimet u shtuan pasi menaxheri i Dhuratës, Ilir Balija i bëri “like” këtij postimi, veprim që u mor si një konfirmim për duetin e tyre.

 

Kujtojmë që Elvana mori pjesë në edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës, vit që u shoqërua me polemika pasi ajo u rendit në vendin e dytë pas Arilena Arës.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...