Uji te “Kroi i Bekuar” bën mrekulli, iu sjell fat vajzave dhe shëron të gjitha sëmundjet

I fshehur mes pyjeve me drurë të lartë dhe shekullor, në malet e fshatit Zhegoc, ndodhet një mrekulli natyrore, e cila ruan shumë fshehtësi, ndërsa gojëdhënat për to janë trashëguar brez pas brezi.

 

Kur vajzave u vonohej kismeti, ato shkonin tek “Kroi i Bekuar” lidhnin një shami të kuqe në drurët përreth dhe ktheheshin të lumtura në shtëpi, në pritje që t’u buzëqesh fati.

 

Amviset shkonin kur lopët nuk jepnin qumësht, ndërsa bujqit për t’u lutur për mbarësi në të mbjella. Por, ajo që të bën përshtypje është besimi i banorëve të kësaj ane në magjinë shëruese që ndodhet në këtë krua.

 

Në Shqipëri dhe Kosovë gjen pafund vende të tilla që quhen ndryshe vende të mira. Ka njerëz që iu bsojnë shumë, e të tjerë aspak.

 

Vite më parë këto lloj vendesh kanë qenë shumë të frekuentuar, ndërsa kohët e fundit jo dhe aq, pasi njerëzit nuk janë më aq “besimtar” ndaj tyre si më parë.

 

Shumë prej këtyre vendeve të ashtuquajtura “vende të mira” janë thjesht legjenda urbane, sepse nuk ka asnjë shpjegim logjik që i bën këto vende të mira.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...