Pse vajzat e motit në ‘televizionet kryesore’ në Shqipëri, shfaqen me veshje provokuese?

Media shqiptare, ashtu si në shumë vende të tjera të botës, përballet me transformimet teknologjike, ndryshime të ndodhura në histori që nga epokat e lashta e deri në ditët e sotme, kanë patur efektin e tyre në industrinë e përdorimit të informacionit.

 

Televizionet kombëtare private në Shqipëri përveç ndryshimeve dhe evoluimit në teknologji, kanë filluar ti kushtojnë vëmendje parashikimit të motit me vajza të bukura me veshje provokuese.

 

Disa nga televizionet kryesore gjeneraliste dhe informative në Shqipëri kanë zgjedhur që parashikimin e motit, t’ia besojnë vajzave të bukura me veshje provokuese. Kuratorja e imazhit, Linda Kalemi në një intervistë televizive në ‘EuroNews’ u shpreh se nuk është faji i moderatoreve të cilat japin parashikimin e motit me veshje provokuese, por i televizioneve.

 

“Nuk është faji i vajzës në fjalë. Nuk është një kulturë, nuk ka një edukim të kodit të etikës: është skandal. Prandaj ndodhin këto, nuk janë profesionistët. Stilisti nuk mjafton për të rregulluar imazhin e dikujt, është vetëm për veshjen”, është shprehur Kalemi.

 

Avokatja Dorina Prethi në rrjetet sociale, vinte theksin tek fakti që vajzat e zhveshura dhe provokuese që japin motin në shumë televizione shqiptare, nuk janë një shembull i mirë për të miturit, madje as për familjarët.

 

Mediat kanë për detyrë që përmbajtja e tyre të jetë jodiskriminuese dhe të shmangë stereotipet. Shumica e televizioneve kanë interesa biznesi dhe përfitimi që arrihen edhe në sajë të publikimit të këtyre video për transmetimin e parashikimit të motit.

 

‘Kur njerëzorja kthehet në mall, objektifikimi zëvendëson feminilitetin, dhe dhuna zëvendëson lejimin, ndërkohë që fjalët dhe fotot kthehen në forma të përvetësimit’, shkruante Catharine MacKinnon, studiuese e çështjeve gjinore dhe autore e disa librave.

 

Për sa kohë vajzat dhe gratë do të portretizohen si objekte, në mënyrë të vazhdueshme, gjatë gjithë kohës e në çdo formë në media, kjo do t’i inkurajojë djemtë dhe burrat, t’i konsiderojnë ato si objekte në jetën reale./VoxNews

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME