Një nga ëmbëlsirat më të dashura e më të kërkuara në pastiçeritë Shqiptare: Ja receta e saj

Një nga ëmbëlsirat më të dashura e më të kërkuara në pastiçeritë shqiptare.

 

Të mbuluara me çokollatë e të mbushura me krem, të lehta e delikate në shije, pastatshu vijojnë të mbeten ndër më të preferuarat e shqiptarëve.

 

Një recetë e veçantë që kërkon pak dashuri dhe durim në përgatitje e si rezultat do të keni një ëmbëlsirë të mrekullueshme për të kënaqur veten, familjen apo më të dashurit tuaj.

 

Vërtetë sot pastiçeritë ofrojnë pa fund ëmbëlsira mes të cilave edhe pastatshu por të përgatitura në shtëpi, shija e tyre është thjeshtë mahnitëse.

 

Përgatitja e Pastave Shu në Shtëpi

 

Përbërësit

Për 10 pasta duhen

 

¾ e gotës së ujit miell

3 kokrra vezë

2 lugë gjelle gjalpë

½ lugë gjelle sheqer

 

pak kripë

Për kremin e pastiçerisë

¾ e gotës së ujit qumësht

1 filxhan kafeje miell

 

1 kokërr vezë

1 filxhan kafeje sheqer

Për çokollatën

1 pako me çokollatë

 

 

Përgatitja

Në një tenxhere hidhet qumësht ose ujë, kripë, gjalpë e sheqer, përzihen të gjitha dhe masa ngrohet derisa merr valë.

 

Në këtë masë hidhet mielli i situr, mbahet në zj arr të dobët dhe me një lugë druri përzjehet shpejt, derisa të krijohet një masë e njëllojtë pa kokrra, e cila shkëputet lehtë nga tenxherja dhe luga.

 

Masa hiqet nga zj arri, ftohet deri në 60-70 gradë, hidhen vezët një e nga një me ndërpreje duke i përzier, derisa të krijohet një masë e njëllojtë.

 

Brumi duhet të bëhet mjaft i trashë dhe pak elastik.

 

Brumi i përgatitur hidhet me anën e një qese pasticȩrie në një tepsi të thatë në formë gjatoshe 6-7 cm dhe piqet në furrë të nxehtë në temperaturë 230-240 gradë për 12-15 minuta.

 

Pasi ftohet, me thikë sharrë, priten kapakët dhe mbushen me krem pastiçerie. Sipërfaqja spërkatet me çokollatë e shkrirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...