“Mos ikni ilegalisht për Angli”, ambasadori britanik thirrje të rinjve: Kemi program për vende pune në Kukës, do investohen 8.4 milionë paund

Teksa qindra të rinj nga Kukësi, Hasi e Tropoja, vijojnë të emigrojnë në Angli, Ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King Smith,në një deklaratë për mediet nga Kukësi,i ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që mos largohen nga vendi në mënyrë ilegale drejt Britanisë.

 

“Jam këtu në Kukës për të nisur me programin “Persperktivet e reja përr rajonin e Kukësit”. Kjo është inisiativa jonë më ambicioze në veri te Shqipërisë. Do të garantoj aftësi të reja dhe punësim në këtë rajon.

 

Mesazhi im për të gjithë ata që po mendojne të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme është prisni, mos shkoni tani dhe mos rrezikoni jetën tuaj. Ajo që ju tregohet në mediat sociale nuk është realitet. Ju keni dëgjuar kryeministren britanike se Britania po këkron punëtor.

 

Prandaj qëndorni këtu dhe aplikoni viza në mënyre ligjore. Mos ikni ne mënyë ilegale.Mesazhi im për prindërit dhe pjesetarët e familjes është ky. Kriminelet dhe trafikantët po shfryrtëzojnë fëmijët tuaj dhe po i detyrojnë ata ti hyjnë rrugës se krimit. Mos i lini. Ky projekt “Prespektivat e Reja” do të jetë për ju dhe familjet tuaja. Aftësi dhe mundësi punësimi për të mbeshtetur Shqipërinë. Ju lutem punoni me ne për të krijuar shprese dhe opurtinitet për këtë rajon”-tha Smith.

 

Mezazhin Ambasadori Smith e dha pas prezantimit të nisjes së projektit “Perspektiva të reja për qarkun e Kukësit” me një fond prej 8.4 milionë paund që qeveria britanike do të zbatojë për 3 vite në qarkun e Kukësit.

 

Qëllimi është që të nxitet punësimi i të rinjve dhe frenimi i fenomenit të paligjshëm të emigrimit të tyre drejt Britanisë. Me këtë projekt të rinjtë e verilindjes do të mund të përfitojë ndihmë nga Britania e Madhe, pa qenë nevoja që të udhëtojnë me gomone a kamionë drejt Anglisë.

 

Projekti “Perspektiva të Reja, Adresimi i shtytësve dhe mundësuesve të krimit të rëndë dhe të organizuar në qarkun e Kukësit”, është projekti më i madh zhvillimor në Shqipëri i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatuar nga Swisscontact dhe partnerët e saj, Torchlight dhe IDRA. Projekti do të zgjasë deri në mars 2026, ndërsa do të funksionojë përmes një zyre të ngritur në qytetin e Kukësit.

Rama iu gjunjëzua kryeministrit të Luksenburgut. Pas këtij gjesti, të dy palët u panë duke…

I njohur për “One-man show”, shkruan TPZ, kryeministri Edi Rama, që është mikpritës i 29 liderëve evropianë, bëri një gjest të pazakontë, duke u...

(Video) Gazetari shqiptar bën gafën e madhe, ngatërron Eli Farën me ish-Missin nga Kosova

Gazetari shqiptar, Isli Islami “e ka ngatërruar” ish-missin Afërdita Paçaradën me këngëtaren Eli Fara.   Teksa ka uruar kolegun e tij Olti Currin për eksperiencën e...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...