Gjyshi i vendosi emrin e pazakontë, qytetarja: Më tha kam pasur një shoqe turke…

Në diskutimin e ditës për emrat shqiptarë e të huaj në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, një telefonuese tregoi historinë e emrit të saj.

 

Mira nga Laçi tha se në fakt ajo quhet Myrvet, një emër turk që ia ka ngjitur gjyshi i saj, frymëzuar nga një histori e vjetër dashurie.

 

Mira: Faktikisht unë e kam emrin Myrvet, por më thërrasin Mira. E kam emër turk sepse ma ka ngjitur gjyshin dhe ka pas emigruar gjithmonë në Turqi dhe e pyesja gjithmonë, pse ma ke vënë këtë emër? Qeshte dhe nuk më thoshte asgjë. Dikur më tha “kam pasur një shoqe turke atje dhe prandaj ta kam vënë emrin Myrvet”. Aldo: Marshalla sevda me pak fjalë. Mira: Po, po. Aldo: Ta tregoi gjyshi historinë si përfundim. Mira: Po, po!

 

Desdemona, një tjeter telefonuese në “Aldo Morning Show” në Tv Klan thotë se është pro emrave të huaj, ndryshe nga telefonuesit e deritanishëm që kanë përkrahur ata shqiptarë. Vetë asaj emrin ia ka vënë xhaxhai, i cili duket se është frymëzuar nga vepra e Shekspirit, “Otello” dhe telefonuesja thotë se është shumë e lumtur që mban këtë emër. Madje, kishte dëshirë që ta trashëgonte dhe mbesa e saj, por kjo nuk u realizua.

 

Desdemona: Më shumë jam te emrat e të huajve, të vënë emra të bukur. Ka dhe emra shqiptarë që janë të bukur, por gjithsesi mua më pëlqejnë emrat e huaj.

 

Aldo: Të pëlqejnë emrat e huaj dhe s’e ke problem. Desdemona: Jo. madje vajzës së vajzës doja t’ia vija emrin tim, por s’pranuan ata, donin emrin e tyre. Emri që iu vë fëmijëve duhet të ketë një domethënie, nga dita, muaji, festa, halli si mund të kenë momentin e tyre që lindin. Për shembull, vajza ime ia vuri Kristiana se lindi për Krishtlindje. Unë ia vura emrin vajzës, u nisa nga emri im që është me gërmën D, t’ia vë dhe vajzës me gërmën D.

 

Aldo: Si ia vure, Dinamo? Desdemona: Ia vura Denisa. Mua më pëlqen Emeli dhe Amber se janë të bukur dhe janë emra të huaj, por që njeriu duhet të vërë emrin që i pëlqen, që ka një domethënie, s’ka të thotë është shqiptar ose i huaj.

 

E lidhur fort me emrin e saj, Desdemona rrëfen edhe një episod të shkurtër përpara se të largohet. Desdemona: Kur vajta në Angli i thashë dhëndrit do më çosh te Otello se kam emrin që rrjedh nga aty, që është histori dhe shkova vërtet te varri i Otellos

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...