Trashëgime çiftit! Ervin Bushati kujton si ngatërroi dasmë syneti me dasmën

Ngatërresat e ndryshme që mund të ndodhin në përditshmëri mund të jenë një moment i sikletshëm por kur tregohen dhe dëgjohen janë histori gazmore që të bëjnë të qeshësh.

 

Këngëtari shkodran, Ervin Bushati ka treguar një histori të veçantë që i ka ndodhur në Tuz të Malit të Zi.

 

Ai mendonte se kishte shkuar të këndonte në një dasmë por në të vërtetë bëhej fjalë për një synetllëk.

 

“Mbaj mend në fillimet e karrierës time ishin vitet e para që po këndoja live. Më thotë burri i një këngëtareje do të jemi në një dasmë në Tuz të Malit te Zi. Derisa të bëhet gati ‘goca’ fillo ti. Dhe filloj unë “Mirëmbrëma! Mirë se keni ardhur! Kënaqësi shumë e madhe! Jetë të lumtur çiftit!’.

 

Pashë një tavolinë një çun të vogël me karrocë të veshur si ato të festës së abetares po nuk po e merrja vesh. Dhe unë edhe një herë ‘Hajde urime! Të trashëgohet çifti!’ Më vjen i zoti shtëpish nuk është dasmë çifti, është dasmë syneti. Ishte hera e parë që dëgjoja”, tha Ervin Bushati.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...