Semi tregon marrëdhënien me Bojken Lakon: E kam shumë xhan, por ka diçka

Semi Jaupaj dhe Bojken Lako janë një ndër dyshet më të komentuara, ndonëse i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare.

Së fundmi, këngëtarja ka thënë se edhe pse të ndarë, ruajnë një raport të mirë bashkë.

“Mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet”, u shpreh ajo në “Goca dhe Gra”.

Më tej, Semi shtoi se e ka shumë xhan dhe do ta respektonte gjithmonë, por vetëm kaq, jo si me miqtë e tjerë.

“Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri, por për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”, tha këngëtarja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...