OSHEE NIS MARRJEN E MASAVE PËR DIMRIN NË SHKODËR

Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike në Shkodër ka bërë një ndërhyrje në fiderin 6 në lagjen Rus në Shkodër,

 

fider i cili furnizon rreth 300 abonentë si dhe stadiumin “Loro Boriçi”, një ndërhyrje kjo e OSHEE shprehet drejtori Armand Zhuka edhe në kuadër të ndeshjeve ndërkombëtare që do të ketë Vllaznia e femrave në grupet e Ligës së Kampioneve.

 

Drejtori Zhuka thotë se janë marra masat nga ana e OSHEE për sezonin e dimrit ndërsa bën të ditur se zonat periferike të Shkodrës dhe zonat malore mbeten më problematiket.

 

Duke qenë se pritet një dimër i vështirë për shkak të krizës energjitike, drejtori i OSHEE Shkodër shprehet se qytetarët në zonat e veriut që ai mbulon janë duke kursyer energjinë elektrike ndërsa konfirmon se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë nga ana e OSHEE.

 

Pak kohë më parë kur Shkodra u përfshi nga reshje të dendura shiu disa zona në njësitë administrative qëndruan pa energji elektrike por kjo vjen për shkak të linjave të amortizuara si dhe në disa raste ndërprerjes nga vetë OSHEE për të siguruar jetën e qytetarëve kur ka stuhi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Dritat më të mahnitshme të Krishtlindjeve nëpër botë

Në Krishtlindje, qytetet ndriçojnë, kopshtet publike janë të ngjyrosura...