Nuk mbahet më Monika Kryemadhi: Do bëj ‘live’ operacion fytyrën dhe trupin që të marr edhe unë ca klikime

Deputetja Monika Kryemadhi ka habitur me një deklaratë të bërë mbrëmjen e sotme, teksa ka folur për paditë e ngritura në SPAK ndaj saj dhe familjes së saj, njëra prej të cilave është për ndërhyrjet estetike me para të padeklaruara.

Kryemadhi tha se nuk i frikësohet SPAK, ndërsa deklaroi se do t’i bëjë “live” operacionet për fytyrën dhe trupin që të marrë klikime si vajzat e reja.

“Do t’i bëj operacionet plastike, nëse do të jetë nevoja. Rama dhe Veliaj edhe varrin e babait tim po ta hapin nuk do të gjejnë asgjë të padeklaruar. Me këtë gjë kanë bërë kundër meje dhe familjes sime duan të mbulojnë aferën e inceneratorëve.

Merren me fytyrën time. Ditën që do të bëj operacion fytyrën dhe trupin, do t’i bëj “live” që të marr dhe unë disa klikime si këto vajzat e reja. Gjëja më e shëmtuar e gjithë kësaj është se nuk kanë argument politik, unë i di të gjitha se çfarë bëjnë, ku shkojnë, por unë nuk merrem me ta. Mua nuk kanë se çfarë më bëjnë më”, theksoi ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...