Cilat janë arsyet pse i keni duart vazhdimisht të ftohta, çfarë sëmundjesh paralajmërojnë?

Të gjithë kemi duar të ftohtë edhe pse jemi në ambiente të ngrohta. Shpeshherë, duart e ftohta janë një përgjigje e natyrshme për rregullimin e temperaturës së trupit dhe nuk duhet të shqetësohemi.

Por nëse keni vazhdimisht duar të ftohta, të shoqëruar me ndryshim të ngjyrës, atëherë është një shenjë për të patur kujdes. Për shembull, duart e ftohta mund të jenë indikator i problemeve në sistemin nervor, me qarkullimin e gjakut ose probleme me dëmtimin e indeve të gishtave apo duarve.

Nëse jeni në një ambient shumë të ftohtë dhe keni duar të ftohta vetvetiu, atëherë duhet të keni kujdes nga shenjat paralajmëruese të ngrirjes.
Shenjat dhe simptomat e tjera nga të cilat duhet t’i keni në vëmendje kur keni duar të ftohta janë:

-Kur keni këmbë ose gishta të këmbës të ftohta
-Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës së duarve, në blu ose të bardhë.
-Mpirje ose ndjesia e shpimit si me gjilpërë
-Plagë të hapura ose flluskë
-Kur keni lëkurë të tendosur

Shkaqet e të paturit duar të ftohta mund të jenë për shkak të ambientit të ftohtë ose përgjigjja e trupit për të mbajtur një temperaturë normale.

Por mund të jetë dhe shenjë e një problemi me qarkullimin e gjakut ose e enëve të gjakut në duar. Ndër shkaktarët e duarve të ftohta përfshihen: anemia, sëmundja e Burgerit, diabeti, Lupusi, sëmundja e Raynaudit dhe skleroderma.
Lini një takim me mjekun nëse të paturit duart e ftohta në mënyrë të vazhdueshme ju shqetësom.

Mjeku do të ekzaminojë nëse duart e ftohta janë si pasojë e problemeve me qarkullimin e gjakut apo i sistemit nervor. Mjekimi ka si synim kryesor trajtimin e shkaktarit themelor të duarve të ftohta. Në varësi të gjendjes, mjeku do të rekomandojë ndryshime në mënyrën e jetesës për të përmirësuar simptomat./Burimi ”Shëndeti”

Sheiku përshëndeti me dorë influencuesen braziliane, reagimi i gruas së tij ….

Të hënën, Brazili dhe Zvicra u përballën në Kupën e Botës në Katar.   Në tribunë ishte biznesmenja dhe influencuesja braziliane Desireé Soares. Ajo është e...

“Frikë se do humbja beben”, nëna e re lindi në shtëpi, stafi i urgjencës tregon situatën

Një ngjarje e bukur ndodhi në qytetin e Elbasanit. Banori më i ri i qytetit të Elbasanit erdhi në jetë në një mënyrë krejt...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Ndahen 24 ditë pas dasmës, arsyeja e këtij çifti do u lërë pa fjalë…

Për Adrianon flitet sërish. Ish-ylli i Interit është ndarë...

Rrëfime rrëqethëse/ Vajzat shqiptare po martohen për para, ja si po funksionon ky biznes

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe...

(Video) Artistja shqiptare habit me rrëfimin: E kam blerë tokën ku do varrosem dhe …

Piktorja e njohur, Zake Prelvukaj, pas nje kohe te...