Bledi Çuçi thotë se është faji i Anglisë që shqiptarët po ikin me gomone

Perlat e politikanëve në qeveri nuk kanë fund, përsa i përket largimit të shqiptarëve me gomone drejt Anglisë.

 

Pas Edi Ramës, i cili tha se shqiptarët ikin me gomone në Angli sepse dëgjojnë thashetheme, burri i ish-të dashurës së kryeministrit, ministri Bledi Çuçi, tha se është faji i Britanisë së Madhe që numri i shqiptarëve që largohen, është rritur.

 

Gjithashtu, sipas ministrit, shqiptarët që udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe janë emigrantë në shtete të tjera të Europës që largohen drejt një shteti tjetër.

 

Çuçi tha:

Për azilkërkuesit në vendet e BE-së, kanë qenë 65.935 dhe në 2021 kemi vetëm 11.305. Kjo është një çështje shumëdimensionale, jo vetëm për ministrin e Brendshëm. Siç duket shikoni sa janë ulur kërkesat për azil në vendet e BE-së. Sa i përket fluksit të emigrantëve të paligjshëm, nuk kemi pasur ndonjëherë marrëdhënie më të ngushtë dhe më të besueshme me agjencitë ligj-zbatuese britanike. Kjo është e natyrshme. Por numri është ulur. Është problem i Britanisë së Madhe.

E dimë që pjesa më e madhe janë shqiptarë. Jemi partner te kjo gjë. Kemi çuar njerëz atje për t’u marrë me këto çështje. E keqja që ka rritur numrin është legjislacioni që ata kanë për këtë gjë. Shqiptarët që kanë shkuar atje janë shqiptarë që kanë emigruar në vendet e Europës dhe ikin nga vendet e Europës drejt Britanisë së Madhe

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...