Aktorja e Portokallisë tregon pengun e madh: Prindërit nuk kanë ardhur kurrë të më shohin në skenë

Një nga aktoret më të pëlqyera në skenën e “Portokallisë” është Albana Perhati, të cilën e shohim çdo të dielë për plot 18 vite.

 

E ftuar në studion e “Ftesë në 5” në lot ajo ka tregoi pengun më të madh të jetës, e cila e ka shoqëruar prej vitesh.

 

Për shkak të pamundësisë fizike i ati nuk e ka parë kurrë duke performuar. Gjatë gjithë karrierës së saj në stolin e publikut të “Portokallisë” i ati nuk ka qenë kurrë.

 

“Kam edhe një peng që se kam thënë kurrë. Fakti që prindërit e mi janë jashtë dhe pamundësia e prindërve të mi për të ardhur në Shqipëri.

 

Dhe se kam pasur kurrë për gjithë këto vite të më shohë duke performuar. Është një nga pengjet e mia. Kurrë nuk ka qenë në sallë të më shikojë live është një pamundësi fizike”, tha Albana.

 

Albana tregoi se momenti më i vështirë në aktrim ka qenë gjendja e keqe shëndetësore e babait të saj, pak orë para shfaqjes. “Ne shfaqet i xhirojmë të shtunën dhe unë isha dy orë para se të dilja. Mar një telefonatë nga djali xhaxhait dhe më thotë se si është babi. Mami smë kishte treguar se babi kishte kaluar trompozë dhe ishte në gjendje kritike për jetën”, tha aktorja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...