Pedagogu hoqi dorë nga rroga 1800 euro në Itali dhe sot jep mësim në Universitetin e Shkodrës

Peter Saraçi është pedagog në Universitetin e Shkodrës. Në 2008 erdhi nga Italia ku studionte për të kontribuar në vendin e vet

 

Në protestën që po mbajnë pedagogët para Universitetit Peter Saraçi foli si përfaqësues i sindikatës së punonjësve të Universitetit të Shkodrës.

 

“Universiteëtin e mbarova në Itali. Erdha të punoja në 2008 me qëllim që të kontribuoja për vendim tim por sot them ku jemi? Kur u ktheva të punoja në Universitetin e Shkodrës kishim një gjenerator për dritat kur iknin. Sot mund të kenë ndërtuar godina por gjëndja në universitete është për të ardhur keq”.

 

Profesor Saraçi kishte dhe një mesazh për Ramën e ministren ku I kërkoi që të ulenme këmbë në tokë dhe të mos mos bëjnë presion.

 

“Ministrja e Arsimit drejtoi gishtin tek pedagogët duke I bërë me faj për gjëndjen e universiteteteve. Jo! Jo! Nuk është faji im. Hajde ministre e bëje ti atë që bëra unë hoqa dorë nga paga 1800 euro që kam pasur rrogën në Itali si moshatarëve të mi që janë me dy tre shtëpia dhe të punosh me 50 mijë lekë dhe të përballesh me problematikat që ka shoqëria shqiptare.

 

Nuk ecet me presione. Ulu në tavolinë dhe të shikosh se ku jemi dhe çfarë problematikash kemi. Kryeministrja dhe ministrja të ulen me këmbë në tokë e të shohin se këtu ka profesorë të Universitetit që po protestojnë. Të ulen me këmbë në tokë se çfarë kemi bërë gabim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...