“Më akuzonin se po rrisja fëmijë robot”, konsulentja e gjumit: Thoshin “çfarë mamaje je ti që…”

Plotësimi i orarit të gjumit të fëmijëve është një nga problemet që shqetëson shpesh nënat.

Rituali i vendosjes në gjumë mund të shtyhet shpesh, teksa zgjimi i tyre në mëngjes bëhet më i vështirë. Për të treguar se si variojnë orët e gjumit te fëmijët në grupmoshat nga 4-10 vjeç, konsulentja e gjumit, Ornela Kullolli, sqaron qartazi për “Rudina” në Tv Klan.

Në eksperiencën e saj personale që ndan, Kullolli rrëfen se edhe është gjykuar për oraret strikte, por studimet e huaja janë ato që provojnë se gjumi i mirë përkthehet në shëndetin dhe interesin më të mirë të fëmijës.

Rudina Magjistari: Sa orë gjumë gjatë natës duhet të flejë një fëmijë në moshën, në intervalin 5-10 vjeç apo ndoshta 4-10, për ta kapur të gjithë këtë fragment jete?

Ornela Kullolli: Le ta ndajmë me faza, le të themi pas nisjes së klasës së parë, pas moshës 6-7 vjeç është në rregull nëse fëmija fle 9-11 orë gjumë gjatë natës. Kur janë pak më të vegjël, kur janë në kopsht edhe në çerdhe, deri në 13 orë gjumë gjatë natës. Në vitin e parë dhe të dytë do ishte mirë që të flinin deri në 15 orë gjumë, ditë edhe natë sepse atëherë kemi edhe gjumë dite, kështu që i bie 12 orë gjatë natës dhe 2-3 orë gjatë ditës.

Rudina Magjistari: E qartë. Nga përvoja që ti ke edhe me mamatë në Shqipëri, krahasuar edhe me mamatë e huaja, a jemi aty-aty? A respektohet ky orar në Shqipëri dhe ndoshta oraret tona të gjumit, duke qenë të ndryshme nga oraret e mamave në vendet e tjera, në varësi edhe të ritmit të tyre të ditës, bëjnë që fëmija tek ne të flejë vonë, por edhe të zgjohet vonë apo jo?

Ornela Kullolli: Në fillim kur kam nisur ta bëj këtë gjë dhe të flas për gjumin përpara dy vitesh e gjysmë, kur thoja që jashtë fëmijët flenë në orën 07:30 në mbrëmje, thoshin “çfarë mamaje je ti që do të bësh rehat dhe të rehatosh bebin në gjumë që në orën 07:30?”

Nuk ka qenë fare, absolutisht ideja e të fjeturit gjatë gjithë natës bebi, e të fjeturit herët, me orare, madje akuzohesha se po rrisja fëmijë robot vetëm sepse kisha orare. Por kishte një gjë që më shtynte, që ishte se në Europë, Amerikë të gjitha këto studime përsërisnin të njëjtën gjë vazhdimisht: gjumë i mirë, shëndet i mirë, rritje e mirë dhe kjo vlen edhe për adoleshencën sepse thuhet që një beb i cili vazhdimisht nuk fle mirë, ka shumë shanse që kur të rritet të ketë probleme me pagjumësinë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...