Delinda Disha tregon mesazhin që i dërgoi Turi pas largimit nga “Klaniforinia”

Prej vitesh ka qenë pjesë e emisioneve të humorit si ‘Portokalli’ dhe së fundmi ‘Klanifornia’, por tashmë aktorja Delinda Disha ka nisur një aventurë të re, duke ardhur në ekran si moderatore. Këtë sezon Delindën e kemi parë si moderatoren e një emisioni investigativ, konkretisht në emisionin ‘Xhadat’ krah moderatores Fiori Dardha.

 

Gjatë një interviste të dhënë në “Natë me Aulonën”, Delinda u shpreh se ka marrë shumë reagime për largimin e saj nga “Klanifornia” drejt një emisioni komplet ndryshe.

 

Gjithashtu moderatorja shtoi se propozimi fillimisht i ka ardhur nga Fjori Dardha, me të cilën zbuloi se kishte njohje më përpara.

 

Ikja nga “Klanifornia” solli gjithashtu aludime për raportet e saj me aktorët e tjerë të spektaklit të humorit. Duke iu dhënë fund të gjitha dyshimeve, Delinda tha se ruan raporte shumë të mira me ish-kolegët e saj, ndërsa zbuloi edhe mesazhin e fundit me Turjan Hyskën.

 

“Normalisht që askujt nuk i vjen mirë askujt që dikush të iki nga ekipi. Nëse te Portokallia është stafi me 30-25, në “Klanifornia” ne ishim 10 aktorë dhe ishim goxha të ngushtë. Kishim krijuar atmosferën e një familjeje.

 

Nuk iu erdhi mirë, por besoj se jeta vazhdon, unë kam raporte të mira. Me Turin, në mesazhet e fundit që kemi komunikuar më tha që Deli më vjen shumë keq por është zgjedhja jote dhe të uroj më të mirën”– zbuloi ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...