Cfare…./ Beyonce kopjon këngëtaren tonë Semi Jaupaj…? (dalin fotot)

Këngëtarja me famë botërore, Beyonce së fundmi mori vëmendjen e mediave shqiptare për veshjen e saj. Për të dytën herë, diva e muzikës zgjodhi një krijim të një stilistje shqiptare për paraqitjen e saj.

 

Pas Valdrin Sahitit, artistja e famshme është veshur nga Lena Berisha. Beyonce dukej e mahnitshme me fustanin vezullues.

 

Por, këtë herë fustani i saj na u duk i njohur. Atë e ka mbajtur veshur shumë javë më parë këngëtarja shqiptare, Semi Jaupaj.

 

Një rastësi e bukur kjo, që mesa duket i ka pëlqyer edhe vetë këngëtares. Fansa të shumtë ia kanë dërguar këtë “xing” Semit dhe ajo ka ndarë një postim të njërës nga fanpage-t e saj në Instastory. “Dua të them, unë dhe Beyonce,”-shkruan e emocionuar Jaupaj.

 

Epo qoftë edhe vetëm një veshje e ngjashme me një divë si Beyonce, duhet të jetë një ndjenjë e veçantë, si mendoni?Kujtojmë që fituesja e Grammy-t ndryshoi një rresht në një këngë të “Renaissance”, albumi i saj i parë solo në studio që nga viti 2016 , për shkak se teksti është kritikuar dhe quajtur ofendues nga fansat në rrjet.

 

Ndërsa ka pasur shumë reagime pozitive rreth publikimit të albumit, kënga “Heated” përmban fjalën “spaz” gjatë një vargu në të cilin Beyoncé këndon: “Spazzin’ on that ass, spazz on that ass”.Për shumë njerëz në fushën e mjekësisë, “spastik” i referohet një paaftësie që e bën të vështirë për njerëzit të kontrollojnë muskujt e tyre, veçanërisht në krahët dhe këmbët. /Iconstyle

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...