“Ua shpërblefsha në të mira e në gëzime”! “Zogu i Tiranës” në zi, jep lajmin e trishtë!

Sot është një ditë zie për prezantuesin e njohur Hermes Nikaj. Babai i Hermesit ka ndërruar jetë. Lajmin e ka ndarë vetë prezantuesi në rrjete sociale, ku njofton me dhimbje ndarjen nga jeta të të atit.

 

Hermes bën të ditur se babai i tij ka pësuar infarkt teksa ka marrë ngushëllime nga kolegë e miq dhe ka dhënë detaje për përcjelljen për në banesën e fundit.

 

“Me hidhërim ju njoftoj se pak më parë, im atë, Maringleni ndërroi jetë. Varrimi bëhet nesër në 12 mesditë. Të pikëlluar familja”, shkruan Hermes.

 

Në një tjetër postim ka shkruar: “Ju jeni gjithnjë me mua, në të mirë e në të keq, në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje sepse jeni pafund jua shpërblefsha në të mira e në gëzime. Ju jeni motivimi im për të ecur para dhe ma lehtësoni sadopak dhimbjen këto çaste”.

 

Kujtojmë se Hermes Nikaj njihet ndryshe si “Zogu i Tiranës” dhe prej vitesh ka qenë pjesë e ekranit në Shqipëri në emisionet e mëngjesit.

 

Po ashtu ai ka qenë kryefjalë e mediave rozë për shkak të jetës luksoze që tregon në rrjetet sociale dhe deklaratave të forta që bën.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...