Më të mirët e skenës dhe ekranit, VIP-at shqiptarë që hoqën dorë nga fama për një jetë normale (FOTO LAJM)

Shumë prej njerëzve që na rrethojnë çdo ditë kanë ëndërr të jenë të fashëm ose pjesë e botës së televizionit. Kjo pasi të qenit i famshëm përkthehet shpeshherë si një person i privilegjuar i shoqërsië.

 

Por të qenit në qendër të vëmendjes nuk është ëndrra e çdo personi që shihni në televizion. Më poshtë do t’ju rikujtojmë disa të famshëm shqiptarë që hoqën dorë nga jeta si “VIP” për një jetë normale.

 

Ornela Bregu
Ajo ka qenë një ndër figurat më të dashura të ekranit shqiptar, por Ornela Bregu prej gati 5 vitesh është vendosur në Spanjë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Ish-moderatorja e disa programeve televizive në “Top Channel”, në fillimet e largimit u komentua se ishte vetëm për pushime në Spanjë, por shumë shpejt u kuptua se do të rrinte më gjatë. Arsyeja e këtij largimi lidhej me fëmijët e saj, të cilët nisën studimet në Spanjë.

 

Ledina Çelo
Nuk ka ditë që të mos dëgjojmë dhe shohim një foto të mamit seksi Ledina Çelo. Ajo na përditëson me të rejat nga shtëpia e saj dhe fëmijët e mrekullueshëm. Por Ledina Çelo është larguar nga muzika dhe ekrani. Aktualisht Ledina merret me bizneset e bashkëshortit në Gjermani. Megjithatë ajo nuk ka hequr dorë përfundimisht nga muzika:

 

“Ndihem unë vërtetë në mikrofon. Kur jam në një klub nate ku këndohet “live” dua të kap mikrofonin. Tani këndoj për fëmijët dhe performoj për bashkëshortin”, është shprehur në një intervistë.

 

Shpëtim Saraci dhe Mira Konçi
Ndonjëherë disa gjëra bëhen për hir të fëmijëve! Kompozitori ynë i njohur Shpëtim Saraçi dhe këngëtarja Mira Konçi vendosën para disa vitesh të largohen drejt SHBA-së, për të nisur një jetë të re. Ky largim erdhi menjëherë pasi Shpëtim Saraçi u hoq nga puna pranë TVSH-së. Ishte vetë kompozitori Saraçi ai që e dha lajmin e largimit, duke u shprehur i zhgënjyer nga Shqipëria.

 

Por vetëm pak vite më vonë, Albeu.com zbuloi lajmin e ndarjes së Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit. Kjo e fundit qëndoi ne Amerikë me fëmijët, ndërsa kompozitori u rikthye në vendlindje, sërish në “krye të detyrës” por larg ekranit.

 

Anjeza Shahini
Suksesi me pjesëmarrjen në Festivalin Europian të Këngës nuk e shtyu Anjeza Shahinin që të vijonte karrierën e saj në muzikë. Anjeza jeton në Londër pas martesës me anglezin Paul Edëard Conoly. Para pak muajve Anjeza u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë një vajzë, të cilën e quajti Victoria.

 

Zana Krasniqi
Një nga modelet që bëri jehonë në vendin tonë dhe jo vetëm, Zana Krasniqi, do të mbahet mend gjithmonë për bukurinë e saj. Modelja e cila shpesh është krahasuar me aktoren Angeline Jolie, ka vite që është larguar nga syri i publikut. Pas martesës, duket se bukuroshja shqiptare i është përkushtuar tërësisht familjes dhe ka hequr dorë nga karriera prej modeleje. Aktualisht Zana është nënë e katër fëmijëve.

 

Elsa Lila

Elsa Lila u rikthye në qendër të vëmendjes në mediat shqiptare pas shumë vitesh shkëputjesh nga skena. Këngëtarja u bë pjesë e medias italiane për shkak të arrestimit të saj pasi ishte pjesë e një grupi trafikimi droge. Këngëtarja shqiptare është 41 vjeç dhe është nënë e një vajze 11-vjeçare.

“Burrin e kam gënjyer sa të duash”, Shpresa i tregon të gjitha: I thoja jam në mbledhje kur…

Ato janë një grup shoqesh të cilat i gjenden gjithnjë pranë njëra-tjetrës. Mes monotonisë dhe vështirësive të jetës ato kanë kuptuar se tashmë mund...

Horoskopi ditor, e hene date 5 dhjetor 2022

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Një periudhë me fat për ndjenjat, mes ditës së sotme (e hënë 5) dhe nesër (e martë 6) mund të...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Ndahen 24 ditë pas dasmës, arsyeja e këtij çifti do u lërë pa fjalë…

Për Adrianon flitet sërish. Ish-ylli i Interit është ndarë...

Rrëfime rrëqethëse/ Vajzat shqiptare po martohen për para, ja si po funksionon ky biznes

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe...

(Video) Artistja shqiptare habit me rrëfimin: E kam blerë tokën ku do varrosem dhe …

Piktorja e njohur, Zake Prelvukaj, pas nje kohe te...