U pezullua pasi ofendoi gazetarët në Instagram, rikthehet në detyrë nënkomisarja Anisa Kostani

Pas më shumë se 1 muaji pezullim nga detyra nënkomisarja Anisa Kostani është rikthyer në punë.

 

Ora News mëson se oficerja e policisë e cila mban detyrën e nenkomisares pranë sektorit të krimit ekonomik në drejtorinë e Elbasanit është rikthyer në detyrën qe ajo ka mbajtur para se ndaj saj të merret masa e pezullimit.

 

 

Kjo masë u morë nga vet ish drejtori Gledis Nano pas disa shkrimeve që oficerja e policisë kishte bërë në rrjetin social Instagram.

 

Në sqarimin e policisë shkruhej se në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 750 datë 16.09.2015, konkretisht të nenit 209, pika 1 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...