Quhet ndryshe “Diamanti i zi”, një kokërr molle si kjo kushton afro sa një ditë pune në Shqipëri

Mollët kanë zakonisht ngjyrë të kuqe, të gjelbër dhe të verdhë por ka edhe me tre ngjyrat e kombinuara, megjithatë ato mund të kenë edhe ngjyrë vjollcë dhe kuqe të mbyllur.

 

Të paktën kështu përshkruhet lloji i mollëve të zeza “diamant” që rriten në kodrat e Tibetit dhe duken magjike, sa që shumë persona mezi besojnë që ekzistojnë.

 

Pjesa e jashtme e tyre shkëlqen dhe ka ngjyrë pothuajse të zezë dhe për këtë quhen diamante të zinj. Janë temperaturat e larta që i ka bërë këto molla që ngjyrën e kuqe ta shndërrojnë në të zezë.

 

Por rol të madh luan edhe lartësia mbidetare prej 3,100 metrave në provincën Ningch ku edhe rriten, dhe temperaturat dallojnë shumë gjatë natës dhe ditës.

 

Ajo çfarë i bën këto mollë të veçanta janë vlerat e larta ushqyese ashtu si edhe shija unike e tyre që nuk ka të krahasuar me llojet e tjera të mollëve, pavarësisht shijes së tyre të mirë.

 

Njerëzit në Tibet, thonë se është më e lehtë të ngjitesh në Malin Everest se sa të këpusësh një mollë si kjo. Megjithatë, variante të kësaj molle janë parë të shiten në Azi, por vetëm me disa kokrra. Kjo për arsye të vështirësive që hasin fermerët për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kësaj molle. Arsyeja kryesore është temperatura e ulët që mundëson rritjen e kësaj molle të çmuar e elitare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë...

Ç’po ndodh mes tyre? Me puthje e përqafime, Romeo shfaqet me bukuroshen e njohur (VIDEO)

Duket se Romeo Veshaj po e konsideron tanimë pjesë...