Nuk u bënë dot me fëmijë për 21 vite, çifti nga Laçi birëson një fëmijë: Mezi pres ta kem në shtëpi

Ata u martuan rreth 21 vite më parë dhe që nga ajo ditë vetëm është shtuar dashuria për njeri-tjetrin. Por në shtëpinë e tyre gjithmonë ka munguar e qara apo e qeshura e një fëmije.

 

Ata nuk kanë mundur të bëhen prindër biologjikisht dhe u janë nënshtruar procedurave të birësimit duke pritur në radhë për një kohë të gjatë.

 

Por, më në fund, duket se ëndrra e tyre më e madhe po bëhet realitet. Gjyste dhe Lul Përdoda treguan historinë e tyre në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania.

 

Babai tregoi se ai e kishte vendosur i pari që të adoptonte një djalë, madje kishte bërë letrat gati kur ia dha lajmin bashkëshortes.

 

“Kam dalë në qytetin e Laçit dhe kam takuar një zonjë të nderuar që mendoja se ishte avokate, por ajo ishte notere. Ajo më tha që do të gjej një avokat. Kishte tre vjet që i kisha dorëzuar dokumentet në Tiranë; është e vështirë, dokumentet ishin të lodhshme”, tregoi Lul Përdoda.

 

Nga ana e saj, nëna tregoi se fëmijën e kanë takuar 3 javë më parë dhe që nga ajo ditë janë lidhur shumë fort me njëri-tjetrin.

 

“Tri javë më parë e kemi takuar djalin, shumë emocione. Fjalët e tij të para kanë qenë “babi” dhe “mami”. Fëmija është i bukur si pëllumb. Mezi pres ta marr në shtëpi”, rrëfeu Gjyste Përdoda.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë...

Ç’po ndodh mes tyre? Me puthje e përqafime, Romeo shfaqet me bukuroshen e njohur (VIDEO)

Duket se Romeo Veshaj po e konsideron tanimë pjesë...